shqiperi

PD kërkon seancë të jashtëzakonshme të parlamentit për mandatin e Olta Xhaçkës

Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm:

PD kërkon që të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, dhe akuzon se po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës.

Të lidhura

None found

Njoftimi i PD-së:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar thirrjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për zbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 dhe nr. 55, datë 10.07.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese u shpreh se  Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës, dhe se ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese ndër te tjera u shpreh se “në kontekst të rrethanave të rastit dhe në raport me përcaktimet e nenit 66/a, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 në lidhje me afatin maksimal të paraqitjes asaj të kërkesës nga Kuvendi, konsideron të theksojë se shqyrtimi i çështjes nga Kuvendi duhet të bëhet me përparësi, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj.”…… “Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Ky detyrim i vendosur shprehimisht në vendimin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka nxitur jo më pak se 28 deputetë të PD dhe opozitës që të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Për shkak të krizës kushtetuese të krijuar nga ana e Kuvendit, cenimit të themeleve të shtetit demokratik që ka vënë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zvarritjes së tejzgjatur prej më shumë se 2 viteve të kësaj çështjeje, që ka shkaktuar vonesa që e çojnë shqyrtimin në limitet kohore të mundësisë për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese, në deklaratën publike të datës 10 Korrik 2024 të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, por edhe në paragrafin 65 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet shqyrtimi i menjëhershëm dhe me përparësi i kësaj çështje nga Kuvend.” – thuhet në kërkesën zyrtare të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe 28 deputetë të opozitës.

Në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga një prej subjekteve kushtetuese që përmenden shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”.

Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.” – thuhet në letrën e deputetëve të opozitës drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Kërkesa është depozitua sot për shkak se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 55/2024 ka hyr në fuqi sot me botimin e tij në Fletoren Zyrtare nr. 139, datë 07.08.2024.

të fundit

AUV asgjëson 5,56 tonë misër serb për shkak të tejkalimit të aflatoksinës B1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar…

25 seconds ago

“Thes me rrena për qytetarët, miliarda për oligarkët” – Tabaku: Paketa e re fiskale rëndon xhepat e qytetarëve, biznesit të vogël po i jepet një faturë e re

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për…

3 minutes ago

Video/ Trump ndërpret fjalimin në Florida për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë se jam shumë i sëmurë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu për pak çaste fjalimin e tij elektoral në Daytona Beach të Floridës, pasi pati vështirësi…

14 minutes ago

Christa Pike flet pas dështimit të ekzekutimit: Nuk besoja se do të mbijetoja

Christa Pike, e dënuara me vdekje në shtetin e Tennessee-t në SHBA, ka folur për herë të parë pas tentativës…

14 minutes ago

Propozim-ligji synon kalimin në punësim të përhershëm: kush përfshihet dhe cilat institucione përjashtohen

Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të fitojnë statusin e të punësuarve…

24 minutes ago

Zhegrova në formacionin bazë të Juventusit për përballjen me Napolin?

Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me…

32 minutes ago