Pas deklaratave që bëri sot presidenti Ilir Meta ka ardhur dhe reagimi nga ana e Partisë Demokratike. Në reagimin zyrtar, PD thotë se Meta nuk e fshehu dot aleancën me ish-kryeministrin Sali Berisha për të shkatërruar PD-në.
“Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë” thuhet ndër të tjera.
None found
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.
Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.
Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.
Kujtojmë se sot Meta doli në një konferencë për media ku komentoi dhunën në protestën e 8 janarit te selia e PD-së. Meta tha se dhuna nga të dy palët ishte e rëndë dhe e papranueshme. Më tej u shpreh se kërkohet një urtësi tjetër që të mos lëndohet askush./albeu.com
Audi po rikthen modelin legjendar A2, këtë herë si një automjet elektrik, duke e vendosur efikasitetin në qendër të zhvillimit…
Lamborghini ka prezantuar Revuelto Miura 60° Homage, një edicion të kufizuar për të shënuar 60-vjetorin e modelit legjendar Miura, i…
Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të sigurisë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale ishin në…
Pas zyrtarizimit të një prej transferimeve më tronditëse të kësaj vere, me kalimin e Mohamed Salahut te Trabzonspori, është konfirmuar…
Miri, ish-banor i Big Brother VIP Albania 5, ka folur për ndryshimet që ka sjellë pjesëmarrja e tij në këtë…
Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai…