shqiperi

“Pati opinione shumë njerëzore”, Bamir Topi zbardh takimin me presidentin e ri Bajram Begaj

Paraditen e sotme, presidenti i ri Bajram Begaj zhvilloi një takim 90 minutësh me paraardhësit e tij në Pallatin e Brigadave.

Një prej paraardhësve, Bamir Topi ka zbardhur dsisa prapaskena nga takimi me kreun e ri të shtetit.

Të lidhura

None found

Topi i ftuar në “News24” u shpreh se takimi i sotëm nuk ishte në kuadrin e dhënes së këshillave.

Ai shtoi se Begaj është një përfaqësues dinjitoz për këtë post.

Si ishte takimi me zotin Begaj. Për çfarë diskutuat?

Ishte një ftesë e presidenti t të zgjedhur, zotit Begaj. E prita me kënaqësi. Ishim së bashku me presidentët mejdani dhe Moisiu. Ishte takim kortezie, i bazuar mbi një vullnet të mirë për të takuar paraardhësit. Nuk ishte në sens e marrjes së këshillave por si një takim i parë në atë pozicion. Gjithmonë kur ka ftesa të tilla, qëllimi është pozitiv. E kam njohur zotin Begaj në kushte të tjera. Ky ishe takim në pozicion tjetër dhe për qëllime të tjera. Zgjati rreth 90 minuta, ku pati opinione shumë njerëzore. Nuk mendoj se qëllimi i takimit ishte ky. ishte takim i kërkuar nga vetë presidenti i zgjedhur. Gjatë bisedën lindin patjetër episode nga eksperienca, gjera që riciklohen për shkak të një marrëdhënie që ka institucioni i presidencës me institucion të politikës. Diskutimet prej 90 minutash sjellin episode pikante. pashë te zotit Begaj një predispozicion për ta vazhduar atë komunikim. Gjithçka është në dorë të tij ai është presidenti që do të marrë detyrën në 24 korrik.

A patët një merak tuajin që donit ta ndanit me presidentin e ri që kishit dashur ta bënit kur ishit ju president?

Nuk u futa me këtë predispozicion. Këshillat nuk jepen aty ku kërkohen. Por jam i gatshëm në çdo kohë që të respektojë atë institucion ku kam shërbyer për 5 vite. Kjo kuptohet nga marrëdhënia e mirë që kam me presidentin Moisiu dhe Mejdanin. Kjo s’na pengon ne që të jemi miq të mirë dhe të jemi të preokupuar ku diçka duhet të dalë në funksion të rritjes së rëndësisë së performancës së atij institucioni. I takon zotit Begaj që të jetë koordinator i kësaj marrëdhënie. Ne jemi të gatshëm që të suportojmë nga jashtë punën e kreut të shtetit dhe jo të lehtë.

 

të fundit

OKB paralajmëron: Fuqia e përqendruar e inteligjencës artificiale mund të rrezikojë të ardhmen e njerëzimit

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund…

6 minutes ago

Putin nuk tërhiqet, takimet e Witkoff dhe Kushner në Moskë nuk sjellin rezultat

Administrata Trump ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared…

6 minutes ago

Quni mohon ekzistencën e fraksioneve në LDK: Debati i brendshëm është shenjë vitaliteti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke thënë…

15 minutes ago

DZZHTI: Maqedonia e Veriut po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë

Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro, që pëfaqëson…

16 minutes ago

Cana: Asnjë rast i ri me Ethet e Nilit Perëndimor prej katër ditësh, tetë të hospitalizuar në Klinikën Infektive

Tetë pacientë me formë të konfirmuar neuroinvazive të etheve të Nilit Perëndimor janë të hospitalizuar aktualisht në Klinikën për Sëmundje…

16 minutes ago

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë duhet të zbatohet

Gjykata Kushtetuese ka reaguar këtë të hënë lidhur me diskutimet publike për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit. Në…

17 minutes ago