shqiperi

Pas pandemisë në Shqipëri! Rreth 2 mijë pensionistë italianë zgjodhën Durrësin për të jetuar: Kursejmë 25 mijë euro në vit

“Mirë se vini në Shqipëri, kjo është parajsa e pensionistëve italianë”. Kështu e nis artikullin e saj dedikuar pensionistëve italianë që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pleqërinë, e përditshmja italiane Tgcom24.

Gazetarja e emisionit “È sempre Cartabianca” bëri një udhëtim në Durrës për t’u takuar me një grup bashkatdhetarësh, të cilët kanë zgjedhur të ndryshojnë shtet dhe të zhvendosen në qytetin bregdetar pas daljes në pension.

Të lidhura

None found

“Ka një konventë dypalëshe mes dy kombeve, sipas së cilës Italia, duke lëvizur vendbanimin këtu dhe duke qëndruar më shumë se gjashtë muaj në vit, detyrohet t’i japë një pension bruto”- rrëfen një pensionist duke nënvizuar se tani është në gjendje të përfitoje 1500 euro në muaj në vend të 1150 që ishte më parë duke mos u taksuar.

“Duke bërë disa përllogaritje, këtu mund të kursejmë deri në 25 mijë euro në vit”, shton një tjetër pensioniste, e cila u vendos me bashkëshortin e saj. Në Itali, nëse arrijmë të kursejmë pesë mijë, ishte një mrekulli-shton me tej.

 

Sipas tregimeve të pensionistëve italianë nuk është vetëm portofoli që përmirësohet, por edhe cilësia e jetës. Në Shqipëri, në fakt, kostoja e mallrave dhe e shërbimeve është shumë më e ulët, kështu që është e mundur të kënaqeni me disa ushqime të tjera: aperitivë, SPA, kurse kërcimi dhe darka restorantesh. “Një pjatë spageti me fruta deti kushton 7,5 euro, një pjatë e mrekullueshme e skuqur me fruta deti kushton më pak se dhjetë”, shpjegon Isabella Ruggeri, e cila punon në një agjenci që merret me transferta jashtë vendit. “Që nga pandemia, rreth dy mijë pensionistë kanë mbërritur këtu.”, -rrëfen ajo.

të fundit

IHDNj apel për shpëtim të menjëhershëm të minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

9 minutes ago

Zhegrova kryeson statistikat e driblimeve me Kosovën, mediat italiane e konsiderojnë kandidat për formacionin e Juventusit

Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…

14 minutes ago

87-year-old’s death after eviction from home where she lived for over 70 years shocks Spain

Maricarmen Abascal, 87 vjeçe, gruaja e moshuar spanjolle që u bë simbol i krizës së strehimit në vend pas dëbimit…

19 minutes ago

63 Trepça miners trapped at level 11, Minister Rizvanolli provides an update on their condition

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…

20 minutes ago

Defekti elektrik lë të bllokuar nëntokë 63 minatorë të Trepçës, reagon Rizvanolli

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…

20 minutes ago

63 Trepça miners remained inside the mine after a power outage

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

20 minutes ago