shqiperi

Opozita greke e cilëson provokim takimin e Ramës me emigrantët në Athinë, reagon kryeministri: Vizita ime nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një reagimi në “X” ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Mitsotakis dhe opozitës greke lidhur e vizitën e tij në Athinë, në kuadër të turit të takimeve me shqiptarët e diasporës.

Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës greke, e cila kritikoi ashpër qeverinë e tyre për vizitën jozyrtare të kryeministrit, duke theksuar se vizita e Ramës do të bëhet “në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit”, ku dhe e cilësuan “veprim provokues, i cili evidenton mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor të qeverisë Mitsotakis”.

Të lidhura

None found

Pas këtyre deklaratave, Rama thekson se vizita në Athinë nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, e që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare.

Reagimi i Ramës

Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli.

Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre.

Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare.

Tags: edi rama

të fundit

Lushnja nis përgatitjet për sezonin e ri, Dorjan Bubeqi emërohet trajner

LushnjaKlubi i Lushnjes ka nisur projektin për sezonin e ri dhe “guri” i parë që është “lëvizur” përkon me trajnerin…

2 minutes ago

Afrim Gashi: Maqedonia e Veriut dëshmon se bashkëjetesa është vlerë shoqërore

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro,…

7 minutes ago

“Lëvizja vazhdon të rritet, ky është guximi qytetar që Europa e njeh”, revolta kundër Ramës, Demokratët Europianë: Vapa dhe pushimet nuk e kanë pakësuar turmën e njerëzve

Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, duke shprehur mbështetjen…

9 minutes ago

Maqedoninë e përfshin i nxehti deri në 41°C, nga e enjtja priten reshje lokale dhe bubullima

Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave. Nga e enjtja, gjatë…

19 minutes ago

Sela dhe Aziri takohen me Kurtin në Prishtinë, në fokus zhvillimet politike dhe të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kanë takuar sot në…

19 minutes ago

Atletico Madridi vendos Jack Grealishin në krye të objektivave, Man City nuk e llogarit në planet e tij

Jack Grealish mund ta vazhdojë karrierën në La Liga, pasi Atletico Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të…

20 minutes ago