Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në konferencën e zhvilluar në Kajro me organizim të Ligës së Shteteve Arabe, ku përfaqësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor.
None found
Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi përvojën e vendit në bashkëjetesën etnike, kulturore dhe ndërfetare, duke nënvizuar rolin e dialogut, tolerancës dhe respektit reciprok në forcimin e shoqërisë.
“Ishte nder për mua që në Kajro të përfaqësoja Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor në Konferencën e organizuar nga Liga e Shteteve Arabe.
Në fjalimin tim solla përvojën e vendit tonë si dëshmi të bashkëjetesës etnike, kulturore e ndërfetare. Theksova gjithashtu se diversiteti nuk duhet parë si shkak për përçarje, por si një pasuri që e bën shoqërinë më të fortë.
Përcolla qëndrimin se përballja me çdo formë diskriminimi dhe me gjuhën e urrejtjes përbën në të njëjtën kohë mbrojtje të dinjitetit njerëzor, lirisë së besimit dhe parimeve demokratike. Dialogu, toleranca dhe respekti reciprok mbeten rruga e vetme drejt ndërtimit të paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Gazetarja britanike, Helen Roberts, rrëfen takimin me të dënuarën amerikane, e cila këtë javë mbijetoi pas dy dozave vdekjeprurëse. [...]Read…
Sulmuesi anësor i Austrisë, Patrick Wimmer, ka folur para përballjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës…
Tiranë/Informacion paraprak Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të…
Spanja ka shënuar fitore 3-1 ndaj Çekisë në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve, në një ndeshje…
Agron Llakaj ka komentuar rikthimin e tij në Portokalli. [...]Read More...
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milano, ku një autobus i transportit publik ATM, i linjës 79,…