shqiperi

Operacioni ku u arrestua Fredi Beleri, policia e Vlorës: Po bliheshin vota në Himarë, sekuestrohen 40 mijë lekë

Policia e Vlorës ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin “Matrix”, ku u arrestuan për vjedhje votash, kandidati për kryebashkiak i “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, një avokat dhe dy eskponentë politikë.

Në deklaratën për shtyp, Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë Auel Zarka tha se nga hetimet, ka rezultuar se u janë ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës.

Të lidhura

None found

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.

Deklarata:

Përshëndetje,

Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga aktet e administruara deri më tani në funksion të hetimit për këtë procedim penal, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e bashkisë Himarë, duke iu ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurues.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e prokurorit është autorizuar kryerja e një sërë veprimesh procedurale në terren, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, me qëllim konstatimin e faktit penal për të cilin është regjistruar ky procedim penal.

Pas kryerjes së një sërë veprimesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix”, është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dh. B. alias A. B., 51 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.

Hetimet vazhdojnë./albeu.com

 

të fundit

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit shumëvjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat…

5 minutes ago

Luftërat në Ukrainë dhe Iran përshkallëzohen, Rubio dhe Lavrov takohen në Manila

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në kuadër të samitit të…

7 minutes ago

Kuvendi mbyll sot sesionin parlamentar, raportet e SPAK-ut dhe interpelanca me Karakaçin pritet të ndezin debatet

Mbahet sot seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh, ku…

15 minutes ago

Vdes në moshën 78-vjeçare Sam Neill, aktori i njohur nga “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. [...]Read More...

19 minutes ago

Egli Tako hap zemrën për dashurinë: I qëndrova besës, në një marrëdhënie vajza duhet trajtuar si princeshë

Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në [...]Read More...

19 minutes ago

Houthit sulmojnë dy cisterna saudite në Detin e Kuq, SHBA shton goditjet mbi objektivat iraniane

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme. Rebelët Houthi në Jemen deklaruan se kanë sulmuar dy cisterna saudite të naftës në…

25 minutes ago