Në një rrëfim tepër personal për “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka ndarë këndvështrimin e saj për dashurinë, miqësinë dhe marrëdhëniet, si edhe për jetën pas Big Brother VIP dhe mënyrën se si e percepton tashmë botën.
Sipas Eglit, ajo që ndodh brenda shtëpisë nuk mund të kuptohet plotësisht nga dikush që nuk e ka provuar atë përvojë. Ajo shpjegoi se, pasi bëhesh pjesë e formatit, humbet ndjesinë nëse jeta jashtë po vazhdon. Egli pranoi gjithashtu se i kishte dhënë besën partnerit dhe nuk mund të tërhiqej, ndonëse e dinte se publiku po e gjykonte.
None found
Gjatë bisedës, ajo u ndal edhe te mënyra se si konceptohet dashuria në kohët e sotme.
Egli tha se njerëzit nuk dashurojnë më vetë personin dhe nuk i kushtojnë kohën e nevojshme njëri-tjetrit. Në këndvështrimin e saj, brenda një marrëdhënieje vajza mund të jetë më e përkëdhelur dhe duhet të trajtohet si princeshë, jo djali. Ajo shtoi se edhe partneri duhet ta pëlqejë këtë qasje, pasi do ta bënte më burrë.
Ajo foli gjithashtu për materializmin, duke vënë në dukje se shumë djem përpiqen t’u bëjnë përshtypje vajzave përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një lidhje të vërtetë.
Në intervistë, Egli shpjegoi edhe arsyen pse zgjodhi të mos e mbante më fizikun shumë muskuloz që kishte formuar në palestër. Ajo tregoi se ndihet më mirë me trupin që ka aktualisht, më të hollë dhe më femëror.
Kur u pyet për aspektin sentimental, Egli pranoi se i mungon prania e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të hynte në një marrëdhënie që nuk i sjell lumturi.
Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…
Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...
Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.Në ditën e parë…
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, për të cilin pretendon se disponon rreth…
Një 21-vjeçare ka humbur jetën në Fairbanks të Alaskës pasi u qëllua aksidentalisht nga i dashuri i saj 22-vjeçar. [...]…
Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër…