Një aksident ka ndodhur në Vlorë ku janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis sativa.
Në pranga mësohet se janë vënë 3 persona të cilët transportonin lëndën narkotike me qëllim shitjen.
None found
Të arrestuarit janë: A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasi A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë.
“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike“, thuhet në njoftim.
“Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë“, vijon njoftimi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bishani”.
Sekuestrohen 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.
Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Arsenali po shqyrton atë që mund të jetë një nga transferimet më sensacionale të viteve të fundit, por shanset për…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet.…
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë nesër aktgjykimin ndaj Sami Lushtakut dhe shtatë të akuzuarve të tjerë në rastin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve mes Kosovës dhe Francës, e…
Avokati Arianit Koci, ka marrë përsipër përfaqësimin e familjeve të tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në segmentin…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet.…