shqiperi

Numri i degëve të bankave po rritet për herë të parë që nga viti 2012

Numri i degëve të bankave tregtare këtë vit po rritet për herë të parë në 10 vjet.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator numri i degëve arriti në 415, nga 413 që kishte qenë në fillim të vitit. Megjithëse me një rritje të lehtë, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet.

Numri i degëve dhe agjencive bankare arriti nivelin më të lartë në vitin 2012, me 556 degë dhe agjenci. Pas vitit 2013, numri i njësive bankare nisi të pakësohet, për shkak se kriza shtoi trysninë për uljen e kostove dhe rritjen e eficiencës. Nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonin zgjerimin e rrjetit dhe të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese.

Megjithatë, konsolidimi i sektorit bankar duket se po nisë të japë një efekt pozitiv në ecurinë e numrit të përgjithshëm të degëve bankare. Bankat që kanë dalë nga shitblerjet janë më të shëndetshme dhe më të orientuara për t’u zgjeruar. Pjesë e këtij zgjerimi po bëhet edhe rrjeti i degëve, pavarësisht se në epokën e teknologjisë roli i pranisë fizike është relativizuar disi. Megjithatë, Shqipëria ende nuk është ndër vendet shembull të dixhitalizimit të shërbimeve financiare, ndërkohë që ende depërtimi i degëve bankare në raport me popullsinë ngelet relativisht i ulët.

Vlerësohet se Shqipëria ka aktualisht depërtimin e dytë më të ulët të degëve bankare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me afërsisht 18.6 degë për 100 mijë banorë në moshë madhore. Në këtë renditje, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën, me 16.2 degë për 100 mijë banorë. Mbështetur në të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2020, Mali i Zi është shteti me numrin më të lartë të degëve bankare në raport me popullsinë, me afërsisht 38.1 degë për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 29.9 për 100 mijë banorë, Serbia me 27.6 për 100 mijë banorë dhe Maqedonia e Veriut me 23.1 për 100 mijë banorë. Përgjithësisht, në dekadën e fundit tendenca e depërtimit të degëve bankare ka qenë në rënie edhe vendet e tjera të Rajonit, në një cikël të ngjashëm me Shqipërinë./ Monitor

Tags: bankatdeget

të fundit

Horoskopi 20 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift kësaj here do jete shume me e mire dhe do kënaqeni pa fund. Kënaqësitë dhe emocionet…

4 hours ago

Planifikoi sulme në Evropë dhe SHBA, vritet një militant i IS-it

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist,…

4 hours ago

Paditi New York Times për shpifje, gjykata rrëzon Donald Trump!

Gjykata federale në Tampa të Floridas ka hedhur poshtë padinë e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj gazetës The New York…

5 hours ago

Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e një civili…

5 hours ago

Gazment Bardhi: Fjalimin e Diellës e kishte shkruar Rama, e ktheu Kuvendin në teatër kukullash

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku ka folur…

5 hours ago

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Gazment Bardhi tregon nëse do mbështes kandidaturën e Sali Berishës

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 zhvillimet për zgjedhjet…

6 hours ago