kosovë

Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e një civili shqiptar dhe keqtrajtimin e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Të pandehurit, të identifikuar vetëm si L.D dhe V.O., akuzohen se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile të kombësisë shqiptare.

Të lidhura

None found

Ata dyshohen se, në cilësinë e zyrtarëve policorë, morën pjesë në një aksion të forcave policore serbe ku u vra një civil shqiptar dhe u keqtrajtuan gjashtë civilë të tjerë shqiptarë më 25 dhe 26 mars 1999, në rrugën “Tahir Efendiu” në Gjakovë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, të pandehurit, në bashkëkryerje, kishin rrethuar shtëpinë e të dëmtuarit N.K., ku ndodheshin N.K., M.M., S. G., B.G., B.Sh., A.C., dhe Q. Sh., të cilët janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht, i kishin detyruar të ngarkojnë në kamionetën e policisë të gjitha materialet e ndihmës që ndodheshin në objektin e shoqatës humanitare ‘Nënë Tereza’, dhe më pas janë futur me dhunë në një kamion dhe janë dërguar në stacionin policor të Gjakovës”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza vijon se, në stacionin policor, “të dëmtuarit janë ndarë nëpër qeli të ndryshme, ku kanë qëndruar për 24 orë pa ushqim, pa ujë dhe pa ndihmë mjekësore, duke u rrahur dhe maltretuar vazhdimisht nga ana e të pandehurve dhe pjesëtarëve të tjerë të policisë serbe me shufra gome, shqelma dhe grushte”.

Sipas aktakuzës, civili i kombësisë shqiptare me inicalet M.M. ishte gjetur i vrarë në afërsi të urës së Taliqit, në Gjakovë, në ditën kur ishte nxjerrë nga qelia, më 26 mars 1999.

Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.

Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.

Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile. Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë. Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./REL

të fundit

KGJK propozon që Presidentja të riemërojë 15 gjyqtarë me mandat të përhershëm

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do…

9 seconds ago

Rreth 10 milionë fëmijë në botë mund të përdorin substanca dopingu

Një problem shqetësues po merr përmasa të mëdha në sportin e të rinjve. Sipas një hulumtimi të transmetuesit publik gjerman…

4 minutes ago

Foshnja 11-muajshe u gjet e gjallë pasi babai dyshohet se e groposi në kafaz qeni në SHBA

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Karolinën e Jugut në SHBA, ku një foshnjë vetëm 11 muajshe është gjetur e…

5 minutes ago

Sunderlandi pritet të mbetet pa Xhakën për të paktën një muaj

Lëndimi i kapitenit Granit Xhaka ka shqetësuar drejtuesit e Sunderlandit pasi mesfushori mund të qëndrojë jashtë fushës për më shumë…

10 minutes ago

Armand Duka nderon Elseid Hysajn për 100 paraqitjet me Kombëtaren: medalje dhe kapelë simbolike për mbrojtësin kuqezi

Elseid Hysaj është shpërblyer ditën e sotme nga presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për 100 ndeshjet me…

10 minutes ago

Mbreti i Holandës shpreh gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin…

12 minutes ago