shqiperi

“Nuk i dhatë 1 mld lekë që kërkova për bujqit”, Braçe: Ata na kanë bërë deputetë, na dhanë jetë me status

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare ka pasur sërish vërenjtje për qeverinë dhe veçanërisht për Ministrinë e Bujqësisë.

Ai tha se ka kërkuar nga qeveria që bujqëve t’i jepen 1 miliard lekë nga buxheti i shtetit si ndihmë, por që nuk u dhanë kurrë.

Të lidhura

None found

Braçe po ashtu shtoi se janë pikërisht bujqit ata që në ka bërë deputetë dhe njerëz me status, duke u shprehur se asnjë nga ne nuk e do jetën e bujqve dhe nuk e duam as për fëmijët tanë.

Erion Braçe: Kemi realokuar shpenzimet kapitale, për shpenzime, për rindërtimin dhe kemi bërë mirë, për rrugë dhe ujësjellësa, për policinë e shtetit, për digjitalizimin, kemi bërë shumë. Do të kemi bollëk fiskal dhe bollëk parash. Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliard lekë. Interesat po rriten shumë shpejt, na ishte lënë një detyrë nga FMN, ushtrimi ishte shumë i thjeshtë.

Dyshojmë se po e bëjmë. Njerëzit që punojnë në këtë sektor, kërkova 1 miliard lekë plus për bujqit, 1 mld për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. Kërkova 1/30 për bujqit dhe blegtorët. Kërkova 1 nga të 152, pse, për të paguar naftës falas, për të gjithë familjet bujqësore. 34 mijë e kanë marrë deri më tani, dëgjova këtu 1 deputet që e di sesi gatuhen fasulet, të thoshte se e kanë marrë socialistët naftën. Pyet po Ahmet Kaloshi, Ilir Kaloshi, që kanë marrë litra naftë. Po Bexhet Cina, po Diell Sharka, Aleksandër Sharka që kanë maeeë mijëra litra naftë.

Pse nuk u jepet bujqeve atë që u takon, se kanë mbjellur tokat. Kërkova për të paguar mbështetje.

1 mld plus kërkova, sa morëm 0. Sot me akt normativ do ua japim bujqve. Ka një ekspert këtu në sallë që të më thotë sesi agrumentohet kjo, është padrejtësi. Kam 1 pyetje të sinqertë, cfarë kanë bërë këto njerëz, na kanë bërë deputetë, jetë me status, jetë shumë herë më të mirë. Ato janë njerëz pa jetë, jeta e tyre është puna, nuk flas për lopët por për njerëz, mendoni biznesmenin që përfiton nga ato.

Një vajzë vetëm 15 vjec, hyn në një stall, përkëdhel lopën, e pastron lopën. E ushqen, kthehet sërish, pastron lopën, e bën gati ushqimin. E bën për 20 vite me radhë, nuk ka pasur jetë. E njëjta situatë është dhe për një djalë, ato punojmë ne ushqehemi. Nuk e duam jetën e tyre por as ata. Ne nuk e duam këtë jetë për fëmijët tanë, nuk e duam jetën e tyre por pse e nënvlerësojmë, vështirësojmë, kthejmë në ferr punën e vajzave dhe djemve, ndaj e lënë punën. Nuk kanë njerëz që i ndihmojnë.

Dëgjova dje në sallë njerëz që flisnin për vreshtarinë, por kur flitet për mirëqënine që u jepet më vjen të vendos duart në kokë. Ato duhen mbështetur me cdo kusht./albeu.com

të fundit

Ravanelli kërkon Zhegrovën në fushë: Në betejë do të zgjidhja lojtarë të tillë

Fitorja e Juventusit ndaj Napolit ka rikthyer diskutimet për potencialin e skuadrës bardhezi, ndërsa ish-sulmuesi legjendar i klubit, Fabrizio Ravanelli,…

4 minutes ago

Buçkovski: Rezultati në Bërvenicë paralajmëron forcimin e BDI-së dhe dobësimin e VLEN-it

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

7 minutes ago

Haxhiu: Bureau’s scrutiny of officials’ assets will continue after their terms end

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë…

9 minutes ago

Hoxhaj calls for transforming education in Kosovo through a national pact and increased funding

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor…

9 minutes ago

Sllaveski: I am not interested in Alta Banka’s ownership and do not know who owns it

Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori…

9 minutes ago

Osmani: Brvenica responded to anti-Albanian policies, VLEN created confusion after Jahiju’s victory

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka vlerësuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës dhe bashkimi i…

9 minutes ago