Ish-kryeministri Vllado Buçkovski e lexon triumfin e BDI-së në Komunën e Brëvenicës si shenjë të tkurrjes së përkrahjes së shqiptarëve për VLEN-in. Pas këtij rezultati, OBRM-PDUKM e cilësoi VLEN-in si “kalë Troje”.
Në deklaratën për “360 shkallë”, ai ia atribuon përmbysjen në Bërvenicë mobilizimit mbi baza etnike të shqiptarëve dhe votave të diasporës. Buçkovski vlerëson gjithashtu se për OBRM-PDUKM-në do të jetë e vështirë të sigurojë sërish përkrahjen që kryetari i mëparshëm kishte te maqedonasit dhe shqiptarët.
None found
I pyetur nëse rezultati i një komune të vetme, si Bërvenica, mjafton për të nxjerrë përfundime më të përgjithshme, ish-kryeministri parashikoi thellim të diferencës mes BDI-së dhe VLEN-it. Sipas tij, prirja është drejt rritjes së BDI-së dhe rënies së mëtejshme të VLEN-it, ndërsa OBRM-PDUKM do të mbetet me dy partnerë koalicioni, VLEN-in dhe ZNAM-in, mbështetja e të cilëve në vlerësime do të jetë në nivelin e gabimit statistikor.
Pikërisht humbja e përkrahjes është, në këndvështrimin e Buçkovskit, arsyeja që zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk i leverdisin VLEN-it.
Por ai paralajmëron se edhe përfundimi i mandatit të plotë të koalicionit mbart rrezik për partnerët më të vegjël. Buçkovski beson se, deri në zgjedhjet e rregullta, OBRM-PDUKM mund t’ua ulë aq shumë mbështetjen në vlerësime, sa të vihet në pikëpyetje nëse do të arrijnë të sigurojnë mandate parlamentare.
Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë…
Skuadra e Barcelonës do të jetë pa yllin Lamine Yamal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut që luhet…
Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me…
Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi sot njoftoi se është themeluar Komiteti Kombëtar…
Mes pasigurisë që ka rrethuar të ardhmen e kontigjentit amerikan në Kosovë mbetet e pasigurt, në kuadër të rishikimit të…
Mbrojtësi Lumbardh Dellova do ti mungojë Amedsporit edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi…