Categories: showbizshqiperi

“Nuk do mundem ta fal”, dashuria bën Fifin të vuajë! Për kë “loton” zemra e Fifit

Këngëtarja e mirënjohur, Fifi, duket mjaft e lënduar nga dashuria e saj e pamundur.

Ajo e ka shprehur këtë gjendje të saj të brendshme, me anë të videove dhe fotografive të ndryshme që poston herë pas here. Duket se fati nuk ka qenë me këngëtaren në punët e zemrës.

Të lidhura

None found

Fifi asnjëherë nuk e ka treguar identitetin e personit që dashuron, por herë pas here flet shpesh me ndjekësit e saj në rrjetet sociale rreth situatave të ndrushme që ajo po kalon në jetën sentimentale.

Së fundmi, artistja ka publikuar në Instagram një video, në sfond të së cilës dëgjohet kënga e Nora Istrefit, e titulluar “Dy shokë”.

“Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast. Nga ajo natë, e vetme në shtrat Herë e lodhur, zemra ndihet në faj. Se i thoja, i thoja unë: ‘Të jemi shokë e jo më shumë’”, është teksti që Fifi këndon.

Krahas videos, Fifi vendosi të shkruajë edhe disa fjalë, që ngrejnë edhe më shumë dyshimet se këngëtarja është e lënduar.

“Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”, shkroi ajo.

Pak kohë më parë, ajo publikoi një tjetër video, në të cilën shihej e përlotur, teksa dëgjonte këngën “Jetike”, të Semi jaupaj.

“Bash me rruazat e gjakut me qajt, bash pa e pas n’plan e as nevojë me ta mbledh një lëmsh te fyti .. bash qet ndjenjë ma jep. Tentova plot here me e bo pa lot po prapë ma jep n’zemër.. njëjtë Loti thjesht të çliron. Nuk të lehteson, thjesht kaq…”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Kjo vjen vetëm pak kohë pasi “stracciatella” i saj, u fejua me dikë tjetër. Kjo është arsyeja pse të gjithë fansat e përkthyen këtë video si një mënyrë që Fifi kishte zgjedhur për të ndarë dhimbjen e saj me të tjerët./albeu.com

 

 

Tags: DashuriaFifi

të fundit

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

3 minutes ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

4 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

7 minutes ago

BMW Alpina e parë e epokës së re kalon 300 km/h në testime

Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…

8 minutes ago

Egnatia udhëton nesër drejt Rumanisë për Conference League, ndërsa pret lajme nga Barcelona

EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…

9 minutes ago

Barcelona synon Hincapien për janarin, Deco ka kontaktuar përfaqësuesit e tij

Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…

10 minutes ago