shqiperi

“Non-grata” britanike po lë pa gjumë politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri

Prej më shumë se një muaji dhjetra politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri po kalojnë momente jo fort të këndshme, pas lajmit se në Tiranë ka mbërritur “lista e zezë” e Britanisë së Madhe.

AlbEu.com, rreth një muaj më parë informoi publikun mbi mbërritjen e listës non-grata të Britanisë së Madhe, ku përfshihen emra politikanësh mjaft të rëndësishëm si në kampin e opozitës, po ashtu dhe në atë të mazhorancës.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe profesori i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço, i cili përmes një statusi në Facebook, theksonte se lista duhet të bëhet publike.

Ndërkohë që ditën e sotme, deputeti Dashnor Sula në një intervistë televizve ka deklaruar se në listën “non-grata” të Britanisë së Madhe, janë 12 politikanë, ku 10 janë nga ana e mazhorancës dhe 2 nga ana e opozitës.

Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe me Non Grada. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për ‘non grata’. I ke edhe ish-ministra edhe janë”, është shprehur Sula në Report Tv.

Burime për AlbEu.com, konfirmojnë se lista është më e gjërë se 12 persona, pasi në listë janë edhe emra të njohur të biznesit në vend.

Kujtojmë që pak ditë më parë burime të nivelit të lartë politik në Shqipëri, theksuan për AlbEu.com, se lista me emra pritet të bëhet publike pas përfundimit të Samiti të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin shtator.

Sipas zyrtarit të lartë, jo vetëm britanikët, por në përgjithsi të gjitha shtetet perëndimore e kanë politikë të tyren që informacionet sensitive nuk i ndajnë me publikun e gjërë para ngjarjeve të mëdha, siç është në rastin konkret Samiti që do të mbahet në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët e BE.

Burimet theksuan gjithashtu për AlbEu.com, se disa nga emrat që janë në listën e Britanisë, janë të njëjtët të shpallur “non-grata” edhe nga SHBA. /Taulant Halili/AlbEu.com/.

të fundit

Shpresat për të mbijetuarit pas tërmetit në Venezuelë po veniten, rritet numri i viktimave

Pas tërmeteve në Venezuelë, aroma e trupave në dekompozim po përhapet në zonën e fatkeqësisë La Guaira. “Era është një…

31 seconds ago

Mesazhet për Kosovën mbizotërojnë në protestën antiqeveritare të mbajtur në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë - pjesa qendrore e Serbisë - u mbajt një protestë…

9 minutes ago

Vapë rekord në Gjermani, spitalet përballë presionit të madh/ Ekspertët paralajmërojnë se shumë institucione nuk janë gati për temperatura ekstreme

Një valë rekord të nxehti ka përfshirë Gjermaninë dhe, me rritjen e temperaturave, shtohet edhe numri i personave që përfundojnë…

19 minutes ago

31-year-old falls into ravine while gathering mountain tea, taken to the Trauma Hospital

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte…

19 minutes ago

Pas 77 vitesh armiqësi, marrëveshja Izrael-Liban synon mbylljen zyrtare të gjendjes së luftës

Izraeli dhe Libani, pas afro tetë dekadash përplasjeje dhe mosmarrëveshjesh, kanë ndërmarrë një hap që mund të hapë rrugën drejt…

20 minutes ago

Reali vendos rinovimin e Vinicius Junior mbi gjithçka, Olise mbetet jashtë fokusit

Rinovimi i kontratës së Vinicius Junior është shndërruar në prioritetin absolut të Florentino Perezit për këtë verë, sipas gazetarit Miguel…

20 minutes ago