Categories: kosovë

Mesazhet për Kosovën mbizotërojnë në protestën antiqeveritare të mbajtur në Kralevë të Serbisë

Nën moton “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë, në pjesën qendrore të Serbisë, studentët që udhëheqin bllokadat e fakulteteve organizuan një protestë antiqeveritare.

Të lidhura

None found

Në Sheshin e Luftëtarëve Serbë, në zemër të qytetit, u tubuan mijëra qytetarë.

Edhe pse moti ishte me temperatura të larta, një pjesë e protestuesve ecën afro 50 kilometra për të qenë pjesë e grumbullimit.

Tubimi u mbajt një ditë pasi Partia Pëparimtare Serbe në pushtet organizoi miting në qendër të Beogradit.

Kjo protestë ishte pjesë e serisë së tubimeve që lëvizja studentore ka zhvilluar që nga nëntori i vitit 2024, kur 16 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Në fillim, studentët kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për këtë tragjedi, duke pretenduar se rrëzimi ishte rezultat i korrupsionit në projektin për rindërtimin e stacionit.

Pas disa muajsh protestash, listës së kërkesave iu shtua edhe ajo për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, në protestën e së dielës në Kralevë, në qendër të vëmendjes ishin mesazhet që lidhen me Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.

Protesta u zhvillua në Ditën e Vidovdanit, festë fetare dhe shtetërore në Serbi, me të cilën përkujtohet Beteja e Kosovës e vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Para protestuesve foli Millena Petroviq, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës të Universitetit të Prishtinës, që funksionon brenda sistemit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Ajo deklaroi se qendrat e pushtetit në Beograd dhe në Prishtinë po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të mbrojtur interesat e tyre, në dëm të qytetarëve të zakonshëm që jetojnë në Kosovë.

“Një qasje e tillë nuk kontribuon në respektin, mirëkuptimin dhe pranimin e ndërsjellë mes popullsisë serbe dhe shqiptare, që është parakusht për paqe të qëndrueshme në Kosovë”, tha Petroviq.

Në protestë u drejtua të pranishmëve edhe Vlladan Vesellinoviq, veteran i luftës nga Brigada e 63-të Parashutiste, i cili tha se “represioni i pushtetit” është shtrirë edhe ndaj veteranëve që kanë mbështetur protestat studentore.

“Na kanë arrestuar, kontrolluar, ndaluar për intervistim, na kanë linçuar në media, na kanë dërguar inspektorate dhe disa prej nesh, madje, kanë humbur vendet e punës”, tha ai.

Brigada e 63-të Parashutiste e Ushtrisë së Serbisë është përfshirë në polemika për rolin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Këto polemika lidhen sidomos me praninë e saj në vendin ku u krye një nga krimet më të mëdha të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë, në komunën e Gjakovës.

Para pjesëmarrësve foli edhe Llazar Stevanoviq, student i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Beogradit, i cili theksoi se studentët nuk janë armiq të shtetit.

“Në një vend ku korrupsioni dhe dhuna janë bërë pjesë e përditshmërisë, kërcënimi më i madh bëhen ata që kërkojnë përgjigje”, tha ai.

Kralevë, 28 qershor 2026.

Ndërkohë që protestuesit antiqeveritarë vijojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 qershor deklaroi gjatë një tubimi të Partisë Pëparimtare Serbe se brenda disa javësh do të japë dorëheqje.

Në përgjigje ndaj kërkesave të studentëve, Vuçiq ka paralajmëruar disa herë deri tani mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas deklaratave të tij më të fundit, ato pritet të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.

të fundit

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Ish-deputeti Arben Malaj ka reaguar pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili i kërkoi deputetes…

1 minute ago

Sulm me armë ndaj një shkolle në Nigeri, peng merren disa nxënës gjatë provimeve

Një grup personash të armatosur ka sulmuar një shkollë në verilindje të Nigerisë, duke rrëmbyer disa nxënës që në atë…

2 minutes ago

Sulmet pakistaneze në Afganistan lënë 28 të vdekur, talebanët i quajnë “akt frikacak”

Së paku 28 civilë u vranë dhe 49 të tjerë u plagosën të dielën, pasi Pakistani ndërmori sulme ajrore dhe…

3 minutes ago

Tronditje në festivalin Electric Forest – gjendet trupi i një foshnje në tualet portativ

Në festivalin Electric Forest në Rothbury, Michigan, është gjetur trupi i një foshnje të porsalindur brenda një tualeti portativ gjatë…

7 minutes ago

Venezia arrin akordin me Albion Rrahmanin, vendimi final mbetet te Sparta Praga

Venezia është gjithnjë e më afër një goditjeje të rëndësishme në afatin kalimtar veror, pasi klubi italian po punon intensivisht…

8 minutes ago

Serwer: Për ngritjen e institucioneve në Kosovë nevojiten kompromise

Profesori amerikan Daniel Serwer ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, duke komentuar situatën e bllokadës institucionale dhe sfidat në…

9 minutes ago