shqiperi

“Njerka më nxirrte jashtë në borë, më torturonte”, historia e trishtë e “Hirushes” shqiptare

Në moshën 7-vjeçare Vanesa takon për herë të parë babain e saj i cili ishte larguar vetëm pak muaj pas ardhjes së saj në jetë. Me këmbëngulje, ai vendos që ta shkëpusë nga shtëpia e gjyshërve për ta marrë me vete në Larisa, Greqi ku jetonte me bashkëshorten e tretë.

Në moshën 10-vjeçare Vanesa shkon në Greqi por atje nuk gjeti ngrohtësi nga njerka e saj. ajo kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E Diela Shqiptare” se mbresat e para nga takimi me njerkën, presionin e vazhdueshëm që ajo aplikonte dhe keqtrajtimin.

Të lidhura

None found

Vanesa: Me thënë të drejtën, gruaja e vet nuk është se më donte. Ishte shumë xheloze, agresive edhe pak e frikshme se unë isha edhe fëmijë, isha 10 vjeç. Kam ndenjur një vit te hallat, te xhajat derisa m’u bë aplikimi i vizës për në Greqi. Shkoj aty në shtëpi, shoh njerkën, e takoj. Nuk është se më dha ndonjë ngrohtësi ose ndonjë lloj afrimiteti, por ka qenë edhe shumë e keqe. Domethënë mua më ka keqtrajtuar shumë.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë të bënte?

Vanesa: S’më linte asnjëherë të rrija me fëmijët e saj. Ishte shumë xheloze në shumë gjëra. Duhet të çohesha në mëngjes të bëja punët e shtëpisë se s’bën përpara se të shkoja në shkollë, në Greqi. Duhet ta bëja bukën vetë dhe të shkoja në shkollë edhe kështu, vetëm me frikë jetoja aty. Ikte babi, më nxirrte jashtë, borë, shi nuk kishte lidhje ajo pjesë, thjesht dilja jashtë. Kur vinte babi më thoshte “mos i trego babit se kemi muhabete të tjera bashkë”, kështu gjërash, kupton, si presion. Kam qenë edhe e vogël dhe kam pasur shumë frikë, madje kur ajo kalonte unë thjesht ulja kokën. E kam pasur si tip… si frikë shumë të madhe.

Kjo situatë vazhdoi për 4 vjet. Vanesa tregon se mësonte shumë në shkollë, kishte dashuri nga të gjithë dhe ëndrra e saj asokohe që e ka përcjellë deri më tani, është muzika. Babai dhe bashkëshortja e tij vendosin që të kthehen në Shijak dhe të ndërtojnë një shtëpi.

I ati merr vendimin që Vanesa të linte shkollën me pretekstin se nuk kishte mundësi ekonomike dhe të futej në punë në moshën 14-vjeçare.

Vanesa: Ia nis punës. Si fillim në rrobaqepësi. Shkoj aty por nuk po mundesha ta merrja si punë, të punoja, nuk po e kapja dot si punë dhe kështu që shkoj në një fabrikë petash. Fabrikë… ishte si tip shtëpie e vogël dhe kishte punëtorë që piqnin petat, bënin petat gati e kështu gjërash.

Ardit Gjebrea: Petë byreku.

Vanesa: Po.

Ardit Gjebrea: Okej.

Vanesa: Thjesht i piqnim petat, nuk është se bënim byrek.

Ardit Gjebrea: E kuptova, shisnit peta të pjekura.

Vanesa: Po. Vazhdoj aty punën, çdo pagesë që merrja e çoja në shtëpi, unë jetoja në kat të dytë, gruaja me fëmijët jetonte në kat të parë, asnjëherë nuk lidhesha me ta që të rrija në një vend me ata.

Ardit Gjebrea: I konsiderove ndonjëherë si motër e vëlla apo jo?

Vanesa: Ata po, normale, më donin por gruaja e babit asnjëherë s’më ka dashur. Gruaja e babit gjithmonë dinte të më veçonte.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur fillove punën?

Vanesa: Unë kam qenë 14 kur ia nisa punës, domethënë sa kam ardhur në Shijak aty ia nisa direkt punës.

Ardit Gjebrea: Dhe sa orë punoje?

Vanesa: 8-10 orë kam punuar. E kam pasur njëmijë (100) Lekë orën, çohesha në orën 5:30-6 të mëngjesit dhe vija pasdite në shtëpi në këmbë, shkoja në këmbë, vija në këmbë./tvklan.al

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

2 hours ago