Ditën e nesërme Kuvendi pritet të ngrejë Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion, që pritet të marrë vetëm votat e socialistëve në Kuvend. Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 të opozitës, përfaqësues të pakicës parlamentare.
Report Tv siguron pr/vendimin për ngritjen e këtij komisioni të Posaçëm që do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.
Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.
“Me qëllim ruajtjen konform rregullores të raportit shumicë – pakicë, shfrytëzimin efektiv të përvojës së krijuar qysh në fillesat e Reformës në Drejtësi, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës e të produkteve të këtij procesi përtej legjislaturës aktuale dhe përgjatë harkut të negociatave me Bashkimin Evropian, komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit” thuhet në pr/vendim.
Ndonëse ngritja e komisionit është parashikuar në rend dite për seancën e nesërme, PS mund të kërkojë tërheqjen e projekt-vendimit dhe shtyrjen për në një tjetër seancë në pritje të një dakordësie me grupin parlamentar të PD për përbërjen e emrave. Nëse rendi i ditës në seancën e nesërme nuk do të ndryshojë do miratohet vetëm ngritja e komisionit dhe jo përbërja. Përbërja me emrat e anëtarëve të këtij komisionit do t’i lihet një tjetër seance pasi të jetë gjetur dakordësia me opozitën.
Ndërkohë emri i deputetit socialist, ish ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj është një nga emrat që përflitet .
Vetë Opozita nuk e ka pritur mirë këtë nismë të mazhorancës, ndërsa abstenuan edhe në votimin e rezolutës. Ndërkohë para se të merrnin pjesë në mbledhje shumica e deputetëve të Rithemelimit u shprehën kundër pjesëmarrjes në këtë komision të posaçëm, por pritet të dilet me një vendim unanim nga mbledhja e grupit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet dashurore sot do ndiheni të mbështetur dhe do keni…
Al Sharjah e ka nisur me fitore kampionatin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rei Manaj luajti nga minuta e parë,…
Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviçit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë…
Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mediat italiane bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga këshilltari i…
Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës,…