shqiperi

Negociatat për bashkimin e PD-së, Spaho: Bardhi ishte i gatshëm për bashkëpunim, sapo u paraqit çështja te Alibeaj iku konsensusi

Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 14 majt si koalicion pavarësisht vendimit që do të marrë gjykata për “çështjen e vulës.” Kjo është ajo që ka bërë të ditur deputeti demokrat Edmond Spaho në një bisedë me Juli Xhokaxi në “Radari Informativ” në ABC.

Ndërsa, gatishmërinë e deputetëve si Belind Këlliçi për të lënë mandatin për hir të garës, Spaho e komenton si një nevojë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës, pasi siç u shpreh ai, tashmë ka ardhur koha për ndryshim.

Të lidhura

None found

“Qeverisja e Edi Ramës që është katastorfike. Gjendja ekonomike financiare e qytetarëve është e keqe dhe presim ndryshimin. Ne kemi punuar intensivisht për të përgatitur strukturën e PD. Kandidatët po i seleksionojmë në mënyrën më demokratike. Po punojmë të ngremë edhe frymën qytetare përmes protestave.”

Po ashtu, Spaho ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se po bën pazare me Edi Ramën. Sipas tij, deputeti demokrat është bërë edhe shkak që dy palët të mos gjenin një marrëveshje për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

“Në bindjen time, Alibeaj më shumë se çdokush tjetër, po punon me Ramën. Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare, apo për ato çështje që ka ngritur grupi, por shihte fokusin te dalja me një kandidat të përbashkët. Sapo problemi u paraqit të Alibeaj, mori kthese 180 gradë dhe konsensusi u prish.” /

të fundit

Buçpapaj i vendos opozitës një zgjedhje të qartë pas thirrjes së Kurtit: Një figurë bashkuese ose përballje me dështimin

Deklarata e Albin Kurtit për zgjedhjen e një presidenti konsensual duket se e ka vendosur opozitën e Kosovës përballë një…

10 minutes ago

Në ditën e 17-të të protestës/ Divjaka ngrihet kundër shkrirjes me Lushnjën: Vendim politik, plotësojmë çdo kusht ekonomik e historik

Qëndresa e banorëve të Divjakës kundër reformës së re administrative-territoriale ka hyrë në ditën e saj të 17-të, me qindra…

10 minutes ago

VIDEO/ Daku shkëlqen si titullar, asist vendimtar në rikthimin e Spartak Moskës te fitorja

Mirlind DakuSulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka nisur aventurën e tij te skuadra e re e Spartak Moska në…

11 minutes ago

Amedspor debuton me fitore në Superligën turke, Dellova kontribuon me asistim

Amedspor ka nisur me fitore Superligën e Turqisë për të fituar ndaj Erzurumspor.Në ekipin ku luajtën dyshja e Kosovës Lumbardh…

12 minutes ago

Delegacioni i Kosovës me 163 sportistë në “Taranto 2026”, Sadiku dhe Ademi flamurtarë në ceremoninë hapëse

Kosova do të marrë pjesë me një delegacion prej 163 sportistësh në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa flamuri i vendit…

13 minutes ago