Thirrja e Albin Kurtit për përzgjedhjen e një presidenti konsensual e ka vënë opozitën e Kosovës përpara një prove të rëndësishme politike.
None found
Publicistja Elida Buçpapaj e ka mirëpritur qëndrimin e kryeministrit Kurti në një reagim të publikuar në Facebook. Sipas saj, kjo deklaratë përbën një ftesë të drejtpërdrejtë që opozita të heqë dorë nga llogaritë partiake dhe të propozojë një personalitet që mund ta bashkojë Kosovën.
Buçpapaj vlerëson se përgjegjësia tashmë i takon opozitës. Ajo duhet të tregojë nëse disponon një kandidat realisht unifikues apo nëse do të vazhdojë të mbetet e kushtëzuar nga interesat e veta politike.
Në mesazhin e saj, publicistja thekson se Kurti është shprehur publikisht dhe në mënyrë të qartë, drejtpërdrejt e pa ekuivok, që qëndrimi i tij të dëgjohet nga të gjithë brenda dhe jashtë Dardanisë, nga dardanët e Mërgatës, e gjithë Diaspora, si edhe nga Aleatët Perëndimorë, me të cilët, sipas saj, jemi të lidhur ngushtë.
Ajo shkruan se kryeministri e ka ftuar opozitën të propozojë për Republikën e Kosovës një president konsensual, unifikues, personalitet të shquar, me integritet dhe që qëndron mbi partitë.
Sipas përfundimit të Buçpapajt, opozita në Kosovë tani ka dy rrugë: ose të paraqesë një figurë bashkuese, të respektuar, të nderuar dhe të vlerësuar nga të gjithë, ose të përballet me pasojat e qëndrimit të saj.
Sulmuesi i Bristol Cityt, Lorent Tolaj, së shpejti do ta merr vendimin më të rëndësishëm të karrierës, se kë të…
Parlamenti hungarez ka zgjedhur Peter Fejes, si prokurorin e ri të përgjithshëm të vendit, në një kohë kur po intensifikohen…
Real Madridi po kalon një periudhë fantastike, me gjashtë fitore radhazi dhe një repart ofensiv që më në fund ka…
Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës…
Një tjetër rast me fruth është konfirmuar në Maqedoni, duke e çuar numrin e personave të infektuar në pesë, njoftoi…
Sot më 3 nëntor u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Siç…