Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka bërë si rrallëherë një rrëfim ndryshe. Në një intervistë për emisionin “Rudina”, kryetarja e Kuvendit ka treguar një anë tjetër të saj, teksa është ndalur te marrëdhënia e veçantë me të atin si dhe te ëndrra që kishte kur ishte shumë e vogël.
Pjesë nga biseda:
None found
Lindita: Jam motra e dy vëllezërve, motra e vogël e dy vëllezërve Arjanit dhe Aleksandrit, por edhe vajza e shumë pritur e dy prindërve, saqë gjyshja gjithmonë tregon se e shikonin me habi babin tim se si një burrë Mirdite gëzohej me lindjen e një ‘cuce’. Babai ka qenë ushtarak.
Unë kam qenë shumë e lidhur me të dy prindërit, veçanërisht me tim atë, e kam pasur model në jetën time. Ka qenë një burrë që ka spikatur për meçurinë, qetësinë, por edhe mënyrën se si u qasej problemeve, duke dhënë shumë nga vetja dhe duke dhënë zgjidhje të çdo problemi.
Rudina: Ka qenë aviator në profesion? Madje ju keni shprehur se keni pasur ëndërr të bëheni aviatore. Ç’u bë me këtë ëndërr?
Lindita: Kam qenë shumë e lidhur më babin dhe thoja do bëhem pilote si babai, që kishte profesionin e tij, por sigurisht ishte një ëndërr fëmije, gjë që mbeti pas. Një ëndërr tjetër e imja ka qenë të bëhesha mjeke, nuk kam dashur të studioj matematikë, por në atë kohë të tjerë vendosnin për ne.
Situata e protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbeturinash në…
Edhe pse qytetarët në mënyrë paqësore ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, policia ka mësyrë ndaj tyre…
Një i ri në protestë tha se kjo protestë nuk është vetëm e studentëve, por e të gjithë popullit shqiptar,…
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan nga Ministria e…
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për…
Aston Villa ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën…