shqiperi

Ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit

Poeti dhe mjeshtri i madh Jorgo Papingji ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, mbi katër mijë tekste këngësh dhe bashkëpunime të panumërta me një plejadë artistësh, që i kthyen në melodi poezitë e tij të mirëfillta.

Në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, këngëtarja Aurela Gaçe ndau fjalë ngushëllimi për Papingjin, si edhe histori personale me të. Në vitin 2011, Gaçe rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Jetoj”, shkruar nga i ndjeri Papingji.

“‘E sa kam dëshirë të pres, kur ke se kë të presësh, ke një ëndërr ke një shpresë.’ Vetëm me këtë varg, që Jorgo Papingji ka shkruar me muzikë të Adrian Hilës, i ka thënë të gjitha. Unë kam pasur fatin që Jorgoja më ka besuar qysh në fillimet e mia të këndoj vargje me peshë dhe t’i jem shumë mirënjohëse.

Ku po shkon kjo botë, nuk e di asnjeri/nuk e di as unë, nuk e di as ti.’ Këto nuk janë thjesht tekste, janë himne që Jorgo i ka shkruar siç është ndier në atë moment me shpirtin e trazuar të poetit dhe sot e kësaj e dite mbeten hite.

Jorgoja ka shkruar rreth katër mijë këngë, imagjinojeni! Vetëm për mua mund të ketë shkruar 20. Po për të tjerë sa ka lënë?

Të flasësh për Jorgon nuk është aq e thjeshtë, sepse duhet të jesh në një moment pak më të qetë. Më trishtoi shumë. Me Jorgon flisja gjithmonë.

E florinjta dehëse dhe hiret joshëse të grave në pikturën “Një natë vere” të Albert Moore
Shkoja e takoja, mundohesha t’i merrja ndonjë gjë tjetër, se thosha ‘sa të kem mundësi t’ia marr atë pjalmin që vetëm ai di ta shprehë’.

Edhe kur nuk kishim gjë për të punuar bashkë e merrja në telefon, kur kisha ndonjë koncert e ftoja dhe vinte, ashtu siç ishte i pamundur, sepse ka qenë vërtet sëmurë këto kohë.

Vetëm për t’i shprehur mirënjohjen, vetëm për t’i shprehur dashurinë, sepse është shumë e rëndësishme t’ia shprehësh dikujt dashurinë sa është këtu fizikisht. Për këtë ndihem mirë që të paktën nuk e kam lënë në harresë.

E merrja shpesh në telefon edhe për të biseduar kot. Më ankohej, thoshte ‘kam ngelur vetëm tani’, megjithëse ai kishte shumë shokë e miq.

Veprat e tij flasin vetë dhe nuk është nevoja të them se si ishte Jorgoja.

Unë jam me fat ashtu si çdo artist që ka arritur të këndojë vargjet e tij, të interpretojë, çdo kompozitor që ka mundur të ketë Jorgon në krah.

Fat i madh që muzika jonë ka pasur një penë si e Jorgos, sepse këngët kanë tingëlluar edhe më bukur nga pena e tij gjeniale.

Ndihem pak në faj që nuk ndodhem aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit, siç ai meriton me prezencën tonë, por unë e di që ai e ka marrë dashurinë nga unë sa ishte fizikisht këtu”, u shpreh Aurela Gaçe.

të fundit

Caretaker Government approves annual report on internal financial control and opening of the “Confiscation Fund”

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime që…

10 minutes ago

Qeveria në detyrë aprovon raportin vjetor për kontrollin e brendshëm financiar dhe hapjen e “Fondit të Konfiskimit”

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime që…

39 minutes ago

Matías Galarza, nga i panevojshëm te River Plate në protagonistin e Paraguait në Kupën e Botës 2026

Matías Galarza po përjeton një nga kthesat më të mëdha të karrierës. Vetëm pak ditë pasi u njoftua se nuk…

48 minutes ago

Franca shkon në pushim në avantazh ndaj Suedisë, vendos supergoli i Mbappes

Franca e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes së 1/16 së finales ndaj Suedisë me epërsi minimale 1-0, falë…

48 minutes ago

Karamuço on the protest in front of Parliament: Lines must not be crossed toward destabilizing the country

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar…

54 minutes ago

DRONE FOOTAGE / The square fills with red-and-black flags and banners as citizens demand Rama’s unconditional resignation

Magjike janë pamjet e protestës së 31-të me radhë para Kryeministrisë. Me flamuj dhe pankarta, sheshi ishte i mbushur edhe…

54 minutes ago