Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani u nda nga jeta pak ditë më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.
Mësohet se trupi i tij do të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërme dhe arkemorti do të vendoset në sallën “Skëndërbeu” te Presidenca, ku familjarët do të presin vizitat.
None found
Ndërkohë ditën e enjte, nga ora 10-12, do të bëhen homazhet sipas protokollit të shtetit. Më pas arkëmorti do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet ta shndërrojë përfundimin e krizës institucionale në një mundësi për forcimin e…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Trafiku në rrugët…
Ish-qendërmbrojtësi Lele Adani është treguar i rëndë me yllin e Kosovës Edon Zhegrova duke deklaruar se ky i fundit nuk…
Nga MPB bëjnë të ditur se lidhur me videon e publikuar më 10.10.2026 në disa portale dhe media elektronike, në…
Autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë, të premten shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavcit, deputeteve…
Një 19-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar…