Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ-së për ti ndërprerë mandatin Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur në zgjedhjet e 14 Majit.
Sipas ankimimit të firmosur nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, Ilirijan Celibashi ka marrë një vendim të paligjshëm dhe në tejkalim të kompetencave, duke kërkuar rrëzimin e këtij vendimi.
None found
Vendimi i KQZ është një akt administrativ i paligjshëm, pasi organi administrativ ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij dhe ligji i zbatueshëm për efekt të vendimmarrjes konkrete, është në shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e kompetencave të këtij organi, si dhe është pasojë e diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, si i tillë duhet të anullohet”, shkruhet në ankimim.
Më tej, në akimim jepen edhe argumentet ligjore, se kur mund të ndërpritet mandati i një kryebashkiaku dhe se për KQZ-në nuk ka asnjë parashikim ligjor që mund të iniciojë apo të marrë një vendim të tillë.
“Rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit janë taksative, dhe kanë të bëjnë me rrethana të tilla objektive si pazotësia e kryetarit të bashkisë për të ushtruar detyrën, për shkak të vdekjes, humbjes së zotësisë për të vepruar, apo rrethana subjektive, refuzimi i kryetarit të zgjedhur të kryejë betimin, mosbanimi në të njëjtën bashki ku është zgjedhur kryetar, kandidon për deputet, jep dorëheqjen, apo shkarkohet nga Këshilli i Ministrave sipas nenit 62 të të njëjti ligj. Në të gjitha këto raste, procedura nuk kalon nëpërmjet KQZ, por këshilli bashkiak (neni 61/3) njofton prefektin, i cili nga ana e vet njofton këshillin e Ministrave, i cili njofton Presidentin, që zbaton Kodin Zgjedhor. Pra KQZ është hallka e fundit pas Presidentit, për efekt të zbatimit të Kodit Zgjedhor”, thuhet në akimim.
Në ankimin ngrihet pikpyetje edhe mbi nisjen e kësaj procedure, pasi shtetasi Eugen Likaj që ka bërë kërkesën nuk e ka patur këtë tagër, madje as kërkesa nuk ka qenë e plotë, apo e plotësuar me gjeneralitetet e kërkuesit.
“Kërkesa e shtetasit Eugen Likaj, nuk plotëson elementët minimalë formalë për t`u pranuar për shqyrtim nga KQZ, pasi nuk përmban gjeneralitetet e kërkuesit, apo adresën e tij, pra nuk ka asnjë të dhënë për ta identifikuar nëse është shtetas real, nëse është votues, nëse ka zotësi për të vepruar, etj”.
Edhe sa i përketë arsyes së ndërprerjes së mandatit, KQZ ka vepruar në paligjshmëri, pasi baza ligjore e përdorur nuk e pengon z. Beleri në ushtrimin e detyrës.
“Ligji parashikon se ndalimi për të kandiduar, zgjedhur apo ushtruar funksionin konstatohet duke u nisur nga të dhënat e formularëve të vetdeklarimit, pra për fakte të cilat kanë ndodhur para kandidimit dhe nuk janë deklaruar në formularin përkatës të nxjerrë në zbatim të ligjit nr. 138/2015. Në lidhje me pengesa të tjera që mund të kenë subjektet që nuk kanë lidhje me formularët e vetdeklarimit, për fakte juridike, ngjarje, të cilat ndodhin pas dorëzimit të formularit të vetdeklarimit janë ligje të tjera, organe të tjera kushtetuese që ushtrojnë funksionin, por nuk është Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve”, citohet gjithashtu në ankimim.
Manchester United po monitoron situatën e dy mesfushorëve francezë të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, si objektiva të…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, dhe sulmuesi Julian Alvarez kanë zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë të mërkurën në mëngjes…
Dy familje palestineze në fshatin Qusra, pranë Nablusit, kanë mbetur të rrethuara në shtëpitë e tyre nga kolonët izraelitë që…
Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga mbrëmja e saj në çift. Ish-banorja e “Big Brother…
Qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë mbrëmjen e së mërkurës, kur një eklips total diellor do të jetë…
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka prezantuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i…