Mbrëmja e sotme konsiderohet e vështirë dhe kritike për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas. Janullatos ndodhet i intubuar dhe në gjendje veçanërisht kritike në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” të Athinës.
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas është rënduar më tej që nga mbrëmja e së enjtes, kur ai ka shfaqur një përkeqësim të menjëhershëm dhe të shpejtë të shëndetit të tij, i cili sipas burimeve shumë të mirëinformuara të parapolitika.gr ka sinjalizuar një “alarm të kuq” në ICU të “Evangelismos”.
Vihet re se kryepeshkopi Anastasi prej shumë ditësh po përballet me probleme shumë të rënda në organe të ndryshme vitale, ndërkohë që mjekët dhe infermierët e terapisë intensive të ICU “Evangelismos” po bëjnë tashmë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë.
Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim…
Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, mund të sigurojnë një shumicë…
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar i janë drejtuar me një letër të…
Partia Popullore (PP) vijon të thellojë epërsinë ndaj socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez, teksa numërimi i votave në zgjedhjet në…
Kërkesa e Kosovës për të avancuar drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian është rikthyer në qendër të diskutimeve,…
Të shtunën, Comac CE-25A u ngrit për herë të parë me njerëz në bord. Fluturimi zgjati 16 minuta e 38…