Prototipi kinez Comac CE-25A realizoi të shtunën fluturimin e parë me persona në bord. Avioni qëndroi në ajër për 16 minuta e 38 sekonda dhe u ngrit pa përdorur karburant, duke u prezantuar si prototipi i parë i një avioni elektrik të projektuar për transport pasagjerësh.
Avioni po zhvillohet në Kinë dhe, që nga fillimi i vitit, kishte kryer 19 fluturime pa ekuipazh.
None found
Në testimin e fundit, në bord ndodheshin dy pilotë dhe një mekanik. Gjatë fluturimit 16-minutësh, Comac CE-25A përshkoi një distancë prej 60.4 kilometrash.
Modeli është konceptuar për të transportuar 19 pasagjerë në linja komerciale ndërqytetëse. Ai ka një peshë maksimale ngritjeje prej 10 tonësh, shpejtësi lundrimi prej 300 km/orë, lartësi lundrimi 2400 metra dhe rreze veprimi prej 400 kilometrash.
Ndryshe nga avionët e kësaj kategorie, të cilët zakonisht kanë nga një helikë të hapur në secilin krah, si Cessna 408, Comac CE-25A është pajisur me pesë helika në çdo krah. Helikat janë vendosur brenda një mbulese mbrojtëse, raporton revista austriake Futurezone.
Sipas të dhënave, ky konfigurim është më efikas se helikat e hapura, pasi gjeneron më shumë fuqi me të njëjtën sasi energjie. Mbulesa redukton turbulencën në majat e helikave dhe, për rrjedhojë, kufizon humbjen e shtytjes. Megjithatë, ajo shton peshën e avionit, duke rritur edhe konsumin e energjisë.
Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim…
Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, mund të sigurojnë një shumicë…
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar i janë drejtuar me një letër të…
Partia Popullore (PP) vijon të thellojë epërsinë ndaj socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez, teksa numërimi i votave në zgjedhjet në…
Kërkesa e Kosovës për të avancuar drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian është rikthyer në qendër të diskutimeve,…
Festivali “Ikonat e Porsche-s” u rikthye në Dubai më 21 dhe 22 nëntor, duke tërhequr rreth 30 mijë vizitorë dhe…