Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nga Kryesia e Kuvendit ka adresuar rastin e futjes së naftës kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit.
Salianji e akuzoi qeverinë për mbajtjen e dy standarteve sa i përket zbatimit të ligjit. Ai u shpreh se policia tregohet e fortë për çdo shishe plastike që futet në vend kontrabandë dhe autorët bëhen publikë me emra, por i njëjti standart nuk ndiqet me anijet kontrabandë.
None found
Salianji tha se u është drejtuar me një letër ministrisë së Financave, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Doganave për futjen e naftës kontrabandë nga Libia. Por ajo që ka marrë, tha ai, është një hedhje të përgjegjësisë nga njëra drejtori në tjetrën.
Kujtojmë se më 13 shtator policia njoftoi për kapjen e një anijeje me më shumë se 2 200 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, e cila ishte nisur nga Libia për t’u shkarkuar në Shqipëri. Në njoftimin e policisë thuhej po ashtu se ishin arrestuar edhe pjesëtarët e ekuipazhit të anijes, të cilët ishin me shtetësi të Libisë dhe Sirisë.
Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…
Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa,…
Autoritetet venezueliane kanë liruar një numër të madh të të burgosurve politikë, thonë grupet e të drejtave të njeriut, disa…
Dashi Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te nxitohen për asgjë. Për gjithçka do bëjnë mire te flasin…
Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…
Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re…