shqiperi

Mjeku shqiptar rrëfen ndërhyrjen e rrallë te 84 vjeçari: Si i masën tumorale 6 cm, pacienti u ngrit dhe iku në shtëpi

Dr. Plarent Kapo, gastroenterolog dhe endoskopist intervencionues  ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për polipet e zorrës së trashë dhe diagnostikimin e tyre. Polipet janë masa mishtore, të cilat me kalimin e viteve mund të shndërrohen në tumore të zorrës së trashë.

Kur pacienti ka diarre, kapsllëk apo mbetje të gjakut në jashtëqitje duhet të kryejë ekzaminimin për kolonoskopi. Mjeku theksoi se një faktor i rëndësishëm është dhe trashëgimia familjare prandaj nëse keni pasur një familjar me tumor të zorrës së trashë është e nevojshme kryerja e këtij ekzaminimi.

Të lidhura

None found

“Pacientët pas moshës 45-vjeç duhet të kryejnë ekzaminimin e endoskopisë ose kolonoskopisë. Janë shumë faktorë që të shtyjnë në këtë ekzaminim. E para është trashëgimia familjare. Nëse ke pasur një familjar me tumor të zorrës së trashë, patjetër që të gjithë duhet të bëjnë kolonoskopinë në moshën 45 -50.

Pastaj në rastet kur ka me konstipacion të zgjatur, me diarre apo mukus apo gjak në jashtëqitje, janë faktor që pacienti duhet të kryejë ekzaminimin e kolonoskopisë.”, tha mjeku i “Spitalit Hygeia”.

Më tej, ai foli dhe për një ndërhyrje të rrallë tek një 84 vjeçar ku hoqi masën afro 6 centimetra në zorrën e trashë.

Kjo është kryer pa nevojën e kolostomës dhe sipas mjekut, pacienti nuk ka pasur nevojë për t’u shtruar në spital.

“Pata një ndërhyrje tek një zotëri 84 vjeç dhe kam hequr një masë tumorale që ishte shumë e madhe. Ishte gati 6 cm. Problemi ishte në fundin e zorrës në trashë, në anus. Personi kishte kohë që nuk defekonte dot dhe kishte gjakderdhje. E mora këtë vendim për efektin e moshës.

Janë politet e vegjël, masa mishtore që lindin në mukozë dhe rritet me kalimin e kohës. Tani është në procesin e biopsisë, më kanë marrë familjarët e tij pas 3 ditësh. Kjo është bërë pa u intervenuar dhe pa dalë me kolostomë. Kur kam qenë në Romë për specializim, bëheshin por një masë të tillë s’e kisha parë.

50 minuta zgjati por karakteristikë e këtij polipi duhet të punoja me retrofleskion, tubin duhet ta ktheja nga brenda dhe kisha shumë risk të godisja dhe tubin. Tani pacienti është në rregull. Kanë kaluar 10 ditë. Ishte në anestezi për të mos ndjerë dhimbje. Nuk pati më pas dhimbje, u çua dhe iku në shtëpi“, tha ai.

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

4 minutes ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

5 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

9 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

9 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

10 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

10 minutes ago