shqiperi

Mirditë/ Banorët e Kaçinarit në protestë: Rama dhe Balluku të anulojnë kontratën koncesionare për hidrocentralet! Lëmë jetën në mbrojtje të burimeve ujore!

Rinovimi i lejes së shfrytëzimit për hidrocentralet në Kaçinar të Mirditës ka ngritur në protestë banorët e kësaj zone. Ata u mblodhën tek bashkia, ku zhvilluan një takim me kryebashkikuan Albert Melyshi e më tej vazhduan tubimin ne shesh. Banorët kërkojnë nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise të anulojë kontratën e lidhur me kompaninë koncesionare “Shperdhaza Energji Sh.p.k”, duke kërcënuar se do të mbrojnë me forcë burimet ujore. Ata thanë se nuk do të lejojnë futjen e ujit ne tuba, pasi përrenjte i shfrytëzojnë për bujqësi e blegtori.

“Atë ujë dhe atë tokë ma kanë lënë të parët. Për pronën time unë lë kokën!”

Të lidhura

None found

“Jam kundër ndërtimit sepse firma ka bërë falsifikim të firmave, ne s’kemi firmos për ndërtimin e HEC-ve”.

“Nuk lejojmë firmën të futet në Kaçinar. Pa ujë ne s’kemi jetë në fshat”.

“I bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe ministres Balluku të terhiqen nga ky koncesion”, -thanë banorët, protesues.

Ndërsa kryebashkiaku Melyshi tha se kompania koncesionare ka paraqitur në bashki gjithe dokumentacionin ligjor, por gjithsesi ai do të respektoje vullnetin e banorëve.

“Ne informuam banorët me gjithë dokumentacionin që baseni Mirdite disponon rreth këtij projekti. Bashkia Mirdite në çdo vendmarrje do të konsultohet me banorët. Nëse ata e kundërshtojnë ne jemi palë me ta”, tha Albert Melyshi, kryetar i Bashkise se Mirdites.

Kompania “Shperdhaza Energji” me administrator Kreshnik Malajn ka lidhur kontratë koncesioni që në vitin 2015 me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Objekti i kontratës është financimi, projektimi, ndërtimi, kolaudimi, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit të Kaçinarit në zonën ujëmbledhëse të lumit Shpërdhazë, degë e lumit Fani i Madh, Mirditë. Së fundmi kompania ka rinovuar lejet për zbatimin e këtij projekti të mbartur prej 9 vitesh.

të fundit

Reforma në Armatë: ushtarët profesionistë mund të vijojnë shërbimin edhe pas moshës 45-vjeçare

"Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin…

3 minutes ago

Dozens of police officers and vehicles surround Skanderbeg Square as protesters gather near Rinia Park

Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të…

4 minutes ago

Police launch harsh crackdown at protest, using tear gas, stun grenades and chemically treated water

Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…

5 minutes ago

Tensions continue in Tirana as police disperse young people with water cannons and tear gas near the center

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…

5 minutes ago

Protesters disperse across several areas of Tirana and set fire to rubbish bins

Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…

6 minutes ago

Protesta vijon në Tiranë, turma marshon drejt Zogut të Zi dhe vendos barrikada

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…

6 minutes ago