Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka uruar besimtarët Ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Në urimin e tij, Meta shkruan se Krishti u ngjall.
None found
Postimi i Metës:
KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!
Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!
Ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.
Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” na kujton se veprat e këqija duhet luftuar me kryengritjen e dashurisë.
Le të kremtojmë triumfin e jetës mbi vdekjen me besim të palëkundur dhe energji të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që patjetër do të vijë!
NGA MOT GËZUAR PASHKËN!
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Amedsporit pasi mungoi…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që…
Në një reagim në rrjete sociale, analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke parashtruar…
Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në…
Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka paraqitur dorëheqjen Mbretit Philippe këtë të hënë, pas dështimit të negociatave për…
Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…