shqiperi

Meta në SPAK, gazetarja zbardh detaje: Prokuroria kërkoi informacion nga SHBA

Gazetarja Klodiana Lala duke folur në “Open” ka zbuluar detaje lidhur me vizitën e ish-Presidentit Ilir Meta në SPAK ditën e sotme.

Lala u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK sot në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me aferën CEZ-DIA.

Të lidhura

None found

Ajo zbuloi se SPAK po heton rreth rolit të kryetarit të Partisë së Lirisë për këtë çështje, ndërsa u shpreh më tej se prokuroria ka kërkuar informata përmes një letërporosie nga SHBA për këtë çështje, por edhe hetime të tjera që lidhen me ish-Kreun e Shtetit.

“SPAK e ka thirrur Metën për të dytën herë lidhur me aferën CEZ-DIA, çështje e nisur në vitin 2019. Meta është pyetur sot në cilësinë e deklaruesit. Kjo do të thotë se SPAK ende nuk e ka regjistruar Metën si person i cili është i pandehur apo nën hetim, por po heton rreth rolit të tij.

U janë drejtuar edhe SHBA-ve për informacion me letër porosi për të kërkuar të dhëna lidhur me këtë çështje dhe hetime të tjera që po kryhen rreth Ilir Metës. Nëse Meta merr cilësinë e të pandehurit ndryshon edhe fletë thirrja kur merret në pyetje. Në rastin konkret Meta është person që ka dijeni”, zbuloi ajo mes të tjerash.

të fundit

Santiago Gimenez përfundon me urgjencë në spital pas humbjes së Meksikës ndaj Anglisë

Sulmuesi i Meksikës, Santiago Gimenez, është dërguar me urgjencë në spital menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur 3-2 ndaj…

6 minutes ago

Qeveria në kërkim të një armiku të ri: këtë herë në shënjestër shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kjo tani është protesta e Saliut”, shkruan Taulant Balla. Më tej ai flet për “prurjet e kënetës opozitare” dhe madje…

6 minutes ago

“Gabimi më i madh ishte rikthimi i Vjosa Osmanit” – analisti përmend Agim Veliun dhe kritikon Abdixhikun

Pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, në LDK janë intensifikuar zërat që kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e partisë. Sipas burimeve…

8 minutes ago

Government begins steps toward new elections in Brvenica after mayor’s mandate is terminated

Qeveria miratoi Vendim për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Komunës së Brvenicës, me të cilin krijohen parakushtet ligjore për…

8 minutes ago

Health Fund asks citizens to report pharmacies that do not provide prescription medicines

Çdo barnatore duhet të ketë ilaçet që janë në listën pozitive dhe që lëshohen me recetë, theksoi sot drejtori i…

9 minutes ago

Skopje allocates 1,200,000 denars in aid to Venezuela after the earthquake

Qyteti i Shkupit ka ndarë 1.200.000 denarë ndihmë financiare për t'u përballur me pasojat e tërmetit në Venezuelë, njoftoi kryetari…

9 minutes ago