shqiperi

Meshkujt apo femrat? Studimi: Kush e përdor më shumë telefonin dhe rrjetet sociale në Shqipëri

Meshkujt shqiptarë e përdorin pak më shumë internetin në krahasim me femrat, sipas një raporti të fundit të Eurostat.

Në vitin 2021 (kur raportohen të dhënat e fundit për Shqipërinë), 78% e grave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 86.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për gratë në Bashkimin Europian.

Të lidhura

None found

Burrat shqiptarë e përdorin më shumë internetin. 80% e burrave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 87.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për burrat në Bashkimin Europian.

Përdorimi i internetit, si nga gratë ashtu dhe nga burrat është më i ulëti në rajon, sipas statistikave të Eurostat, me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës dhe ndër më të ulëtit në Europë, së bashku me Greqinë e Bullgarinë.

Rekordin në Europë e mbajnë Islanda, Norvegjia, Zvicra, Suedia, me përdorim mbi 95%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Meshkujt rrinë më shumë në rrjete sociale dhe lexojnë më tepër lajme

Në Shqipëri, meshkujt mbizotërojnë në rrjete sociale. 79.16% e burrave e kanë përdorur internetit për të hyrë në rrjete sociale, që nënkupton krijim profili, ose postime ne facebook, twitter e të tjera, përkundrejt 73.9% të femrave.

Ndonëse e përdorin më pak internetin, shqiptarët rrinë në rrjete sociale më shumë sesa suedezët, apo norvegjezët, apo dhe serbët e boshnjakët, por nga e kalon Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Rrjetet sociale në Shqipëri i përdor më shumë grupmosha nga 15-29 vjeç, me mbi 94%, ku rekordin e mbajnë 20-24 vjeçarët me 98.2% (për të dyja gjinitë).

Meshkujt shqiptarë janë më aktivë se femrat edhe për leximin e lajmeve online, me përkatësisht 62.4%, përkundrejt 54.2%.

Sipas grup moshave (të dyja gjinitë), më shumë lexojnë lajmet në internet të rinjtë 25-29 vjeç (rreth 70%). Por edhe më të moshuarit e përdorin tashmë internetin për tu informuar (39% të grup moshës 55-74 vjeç).

Edhe për të kryer veprime bankar përmes internetit, burrat janë më aktivë (7.41% kundrejt 5.78%), ndonëse për të dy kategoritë kjo peshë është shumë më e ulët se mesatarja europiane prej mbi 64%.
Veprimet për internet banking i kryen më shumë grupmosha 25-34 vjeç, me rreth 19% që e kanë përdorur internetin për këtë punë.

Femrat në Shqipëri e përdorin internetin më shumë se meshkujt për të kryer telefonata ose thirrje video dhe për të kërkuar informacion për shëndetin.

Përdorimi në Europë

Në vitin 2022, gratë në BE përdorën internetin pak më pak se burrat (87 % e grave të moshës 16 deri në 74 vjeç përdorën internetin të paktën një herë në javë në tre muajt e fundit para sondazhit, krahasuar me 88 % të burrave.

Kur shikohet se për çfarë përdoret interneti, kishte një përqindje më të vogël të grave sesa burrave në BE që lexonin lajmet në internet (71 % e grave dhe 74 % e burrave që përdornin internetin në tre muajt e fundit para sondazhit) dhe kush përdorte internet banking (64 % e grave dhe 67 % e burrave).

Nga ana tjetër, një përqindje më e lartë e femrave sesa e meshkujve përdorën internetin për të kërkuar informacion shëndetësor (68% e femrave dhe 56% e meshkujve), për të bërë thirrje telefonike apo video (75% e femrave dhe 71% e meshkujve) dhe për të marrë pjesë në rrjetet sociale (66 % e femrave dhe 62 % e meshkujve).

Për dërgimin dhe marrjen e e-mail-eve kishte dallime më të vogla (85 % e grave dhe 86 % e burrave)./MONITOR

të fundit

Bild: Katër emra të Gjermanisë shmangën penalltinë vendimtare kundër Paraguait

Gjermania u eliminua nga Paraguai në fazën e 1/16-tës të Kupës së Botës. Pas kohës shtesë, rezultati ishte 1-1, me…

8 minutes ago

Atentati me bombë ndaj Vadim Ermolaev, në hetim dy pista: nga çështjet e djalit Artur deri te përplasjet për asetet në Ukrainë

Autoritetet e Monakos dhe të Francës po punojnë për të zbardhur arsyet e atentatit me bombë ndaj biznesmenit ukrainas Vadim…

8 minutes ago

Tërmeti i fortë në Venezuelë! Shënohen 2 mijë viktima ndërsa shtohet rreziku i përhapjes së epidemive (VIDEO)

Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë goditën Venezuelën më 24 qershor, duke vrarë të paktën 1,943…

13 minutes ago

Katër tifozë anglezë u nisën për Botërorin 1986 dhe e kthyen atë udhëtim në një jetë të re larg shtëpisë

Nga një udhëtim për të ndjekur Anglinë në Kupën e Botës, përfunduan duke ndërtuar një jetë të re në Amerikën…

13 minutes ago

VLEN: 306 projekte po transformojnë komunat shqiptare

Nga VLEN thonë se për vite me radhë, komunat shqiptare u lanë në margjinat e investimeve, ndërsa projektet zhvillimore vareshin…

20 minutes ago

Iliria mban në skuadër dy emra kyç, vazhdojnë deri në 2027 ish-lojtarët e Superiores

IliriaKlubi i Ilirisë vazhdon me misionin e saj për të qenë akoma dhe më konkurrues në sezonin e ardhshëm të…

20 minutes ago