shqiperi

Mes emocionesh dhe lotësh në kujtim të Dwamenës, Partizani dhe Egnatia e mbyllin sërish në barazim sfidën mes tyre

Me kujtimin e Dwamena-s ende të freskët, pasi i kryen homazhet e fundit, Egnatia dhe Partizani e nisën aty ku e lanë, në minutën e 25-të me rezultatin 1-1. Dy ekipet prodhuan një futboll fantastik, me raste për shënim, por në fund askush nuk festoi duke ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1. Pas 6 fitoreve radhazi, 5 me Abilaliaj në stol, të kuqtë ndalen për herë të parë, pikërisht kundër atyre që shihen si rivalët kryesor në garën për titullin kampion.

Sfida nisi zjarr, ku Paulaskas me kokë flirtoi me golin, kthesa e tij brenda në zonë shkoi ngjitur me shtyllën pingule. Partizani i përgjigj në të njëjtën formë, ku Sembene i vetëm në zonë, me kokë, nuk arriti të ul topin në kuadrat. Dy ekipet nuk e ulën ritmin në asnjë minutë deri në vërshëllimin e gjyqtarit të takimit që dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes.

Të lidhura

None found

Historia nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë, ku Xhemajli shpërdoroi një rast të pastër për të kaluar Egnatian në avantazh, i vetëm përballë Qirkos nuk arriti të devijoi topin në rrjetë. Partizani iu afrua golit të avantazhit me një aksion fantastik, por Rrapaj u ndal në fund nga portieri Sherri. Mensah kishte një tjetër shans të artë për të kaluar Partizanin në avantazh, por humbet kohë, me Mustën që i largoi topin nga këmbët në momentin e fundit. Frikë për Bytyçin i cili në minutën e 83-të doli nga fusha mes lotësh pas një dëmtimi të pësuar në gju.

Në fund, Egnatia shtoi presionin në zonën e “demave” duke iu afruar golit të avantazhit në dy raste të pastra, por Qirko në super formë mbajti portën të paprekur duke i dhuruar Partizanit një pikë me shumë peshë në një transfertë shumë të vështirë. Nuk ndryshon renditja me dy ekipet që qëndrojnë në kuotën e 27 pikëve, por të kuqtë kanë një ndeshje me pak.

të fundit

Dailon Ramadani firmos për dy vjet me NK Karlovac dhe nis një etapë të re në karrierë

Sulmuesi shqiptar Dailon Ramadani ka hedhur një hap të ri në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin…

2 seconds ago

Allocation of 47 Social Housing Units in Debar, Mulladauti–Telqiu: Criteria and Legal Procedures Were Respected

Para disa ditësh në Dibër u mbajt ceremonia e ndarjes së çelësave për 47 banesa sociale, të ndërtuara për qytetarët…

6 minutes ago

Skopje Begins Distributing One-Off Aid to Cancer Patients

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se gjatë dy ditëve të ardhshme 456 pacientë onkologjikë, të cilët kanë…

6 minutes ago

Juventusi e mban Edon Zhegrovën në treg, por ende nuk ka oferta

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi drejtuesit e klubit italian janë të…

6 minutes ago

Stojanovski: Maqedonia po fiton terren si destinacion turistik, trafiku ajror i udhëtarëve u rrit me 27,9%

Deputeti i partisë në pushtet, Bojan Stojanovski, deklaroi sot se rezultatet tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion gjithnjë e…

6 minutes ago

Revolta Movement Calls Protest Outside Kosovo Assembly on August 6

Lëvizja Revolta ka njoftuar se më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00, do të organizojë një protestë qytetare në…

7 minutes ago