shqiperi

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë, zbuloni plazhet mahnitëse të Shqipërisë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Skyscanner”.

Plazhet më të bukura në Shqipëri

Të lidhura

None found

Shqipëria me ujërat e saj të pastër, rërën e butë dhe peizazhet e bukura, ju garanton pushime fantastike.

Plazhi i Sarandës

Largësia nga aeroporti i Tiranës: 275 kilometra

Ky është i vetmi plazh falas në Sarandë. Plazhi është kryesisht me guralecë dhe ka disa kalata të vogla nga të cilat mund të zhyteni në ujë.

Plazhi i Ksamilit

Më i bukuri

Largësia nga aeroporti i Korfuzit: 14 kilometra

I konsideruar si një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, plazhi i Ksamilit krenohet me atmosferën e tij relaksuese.

Sportet ujore janë gjithashtu në dispozicion, duke përfshirë zhytjet, ski në ujë dhe ski jet.

Ju mund të notoni në një nga katër ishujt e pabanuar që shtrihen përballë plazhit.

Me rërën e bardhë, ujërat bruz dhe pamjen nga bregu i Jonit dhe malet përreth, Ksamili ofron peizazhe piktoreske për të kaluar një ditë në bregdet.

Plazhi i Spilllesë

Perëndime sublime

Largësia nga aeroporti i Tiranës: 220 kilometra

Plazhi i Spillesë njihet për atmosferën e tij të qetë dhe perëndimin e bukur të diellit

Ky plazh me rërë ndodhet në një gji, kështu që uji është i qetë dhe relativisht i cekët.

Merrni me qira një kajak, bëni not dhe shijoni ushqimin në një nga restorantet e shumta që ndodhen pranë plazhit.

Plazhi i Velipojës

I gjerë dhe i gjatë

Largësia nga aeroporti i Tiranës: 80 kilometra

Plazhi më verior i Shqipërisë, i vendosur pranë kufirit me Malin e Zi, është i gjerë dhe gati 5 kilometra i gjatë dhe ofron shumë hapësirë.

I pajisur me rërë të butë dhe një hyrje graduale në det, Plazhi i Velipojës është ideal nëse udhëtoni me fëmijë.

Plazhi i Shëngjinit

I qetë dhe piktoresk

Largësia nga aeroporti i Tiranës: 90 kilometra

Duke ofruar një ndërthurje relaksi dhe argëtimi, Plazhi i Shëngjinit është një vendpushim piktoresk i përshtatur me një lagunë të qetë blu.

I rrethuar nga pisha dhe kodra, të jep ndjesinë e rikthimit në natyrë.

Gjithashtu, ju mund shijoni një pije pas një dite të gjatë në diell, në baret e gjalla aty pranë, të hapura gjatë verës.

Plazhi i Gjipesë

Parajsë e izolua

Largësia nga aeroporti i Tiranës: 230 kilometra

I vendosur në Rivierën Shqiptare, Plazhi i Gjipesë është një parajsë e izoluar që mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë, pasi është i vendosur mes dy shkëmbinjve.

Rruga që të çon në plazh është e pjerrët: kini kujdes nëse jeni duke udhëtuar me fëmijë ose nëse keni shumë gjëra me vete.

Merrni me qira një kajak dhe eksploroni shpellat në shkëmbinj.

Plazhi i Dhërmiut

 

Bukuri e egër

Largësia nga aeroporti i Tiranës: 56 kilometra

Një plazh i gjatë dhe i gjerë, 2 kilometra larg nga qyteti i Dhërmiut, ofron gjithçka që ju nevojitet për një ditë relaksi.

Merrni me qira një krevat dhe një çadër dhe shijoni diellin ndërsa hani dhe pini në një nga baret ose restorantet e plazhit.

Uji i pastër dhe shpatet e thyera të malit që rrethojnë plazhin e bëjnë atë një vendpushim vërtet piktoresk.

Plazhi i Borshit

I qetë dhe natyralisht i bukur

Largësia nga aeroporti i Tiranës: 260 kilometra

Plazhi i Borshit, 7 kilometra i gjatë, është plazhi më i madh në jug të Shqipërisë.

Falë vendndodhjes së tij, ai frekuentohet nga më pak turistë dhe është më i qetë se plazhet e tjera.

Plazhi i Borshit është vendi i përsosur për t’u çlodhur pas një ditë të gjatë eksplorimi.

I pozicionuar mes gjelbërimit dhe qetësisë, ai ofron pamje nga plazhi dhe malet e mrekullueshme dhe është natyralisht i bukur dhe padyshim ia vlen të vizitohet.

të fundit

Anija cisternë me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë pasi godet një minë në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se një anije cisternë nafte u përfshi nga flakët pasi goditi një minë në Ngushticën…

3 minutes ago

Katie Zakaria largohet pas vetëm pesë ditësh nga posti në Shtëpinë e Bardhë: Trump është njeri i mrekullueshëm, ishte nder të punoja me të

Katie Zakaria dërgoi mesazhin e saj të parë disa orë pas shkarkimit nga pozicioni i sekretares së shtypit të Shtëpisë…

3 minutes ago

Suspected police violence at protests: AMP reviewing cases and footage from Tirana and other cities

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimin e rasteve të dyshuara për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së…

11 minutes ago

False alarm about a magnitude 9.9 earthquake causes concern in Japan, agency explains the error

Japonia u alarmua kur Agjencia Meteorologjike e vendit lëshoi ​​gabimisht një paralajmërim për një tërmet me magnitudë 9.9, duke shkaktuar…

11 minutes ago

Following oil deal with Putin, Trump suspends sanctions against Russia approved in September

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë zbatimin e një pakete të gjerë sanksionesh të reja kundër Rusisë, duke…

12 minutes ago

Maqedonci: We have asked the US for talks on buying helicopters

Kosova ka adresuar kërkesën te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë…

12 minutes ago