shqiperi

Me mina me telekomandë dhe lëndë eksplozive nga Lura drejt Rrëshenit, arrestohet prodhuesi i lëndëve shpërthyese (EMRI)

Me mina telekomandë e lëndë eksplozive, policia e Mirditës ka arrestuar 45-vjeçarin Arili Kaliaj në hyrje të qytetit të Rrëshenit.

45-vjeçari lindur në Thumanë, i cili po transportonte mina me telekomandë nga Lura drejt Rrëshenit i armatosur ‘gjer në dhëmbë’, u kap në kuadër të operacionit ‘Safe City2’.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit policia i gjeti:

  • 4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
  • 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
  • 3 kapsolla të lidhura me fitil;
  • 2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.

Po ashtu gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të 45-vjeçarit, në Lurë, Dibër, policia e Mirditës në bashkëpunim me atë të Dibrës, gjeti në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë,10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

Sipas burimeve policia kishte siguruar informacione, për veprimtarinë e 45-vjeçarit dhe ishte mbajtur nën vëzhgim prej më shumë se 2 javesh. Ai dyshohet se i prodhonte lënden shpërthyese dhe sendet e tjera të kundraligjshme e më pas i shiste, kundret shumave të ndryshme të parave.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Kujtojmë se dy javë më parë, policia vuri në pranga një 24-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.

të fundit

Oyarzabal pas triumfit të Spanjës: Jemi të përgatitur për çdo kundërshtar

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…

16 minutes ago

Endrick tregon lidhjen e veçantë me Neymarin dhe besimin e madh te Ancelotti

Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…

1 hour ago

Manzambi ndez Botërorin me Zvicrën, Freiburg i rrit fort vlerën në treg

Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…

2 hours ago

Unai Simon shkruan histori në Botëror, thyen rekordet e Zengës dhe Casillas

Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…

2 hours ago

NASA zotohet të çojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA fiton Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…

3 hours ago

Goli, festimi në stilin e LeBron dhe përjashtimi pas VAR-it: Folarin Balogun u bë menjëherë i njohur në SHBA

Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…

3 hours ago