shqiperi

“Më është ngrënë haku!” Pas dy djemve, një vajzë për Vedat Ademin?

Vedat Ademi këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ku foli për këtë dy javësh qëndrimi në Kosovë e Shqipëri, e sigurisht për jetesën e krijuar tashmë në Amerikë. Ermali gjatë bisedës e pyet nëse do kemi shumë shpejt ndonjë album të tijin apo pjesëmarrje në festivale, këngëtari theksoi për ende nuk ka një material muzikor për to, sidomos për te qenë i pranishëm në festivale.

“Unë e kam thënë se jam munduar të merrem me këngët, ka qenë në plan dhe një album por kur je larg, është pak vështirë sepse unë jam natyrë që dua të jem afër kur e realizoj. Kjo ka qenë arsyeja që unë jam kufizuar.”.

Të lidhura

None found

Ndërsa po fliste për festivalet nënvizoi se gjithmonë ka fituar çmime të dyta, por kur dëgjon që e njohin këngën tënde edhe pas 20 vitesh kjo është fitore e madhe.

“Çmime të para jo njëher, kam qenë te çmimet e dyta. Në dy tre raste minimalisht për është ngrënë haku, mendoj që e kam meritu të fitoj vërtet. Ama ka pas dhe raste të tjera shumë që unë kam qenë pjesë e festivale dhe e kam ndjerë që unë nuk meritoja të fitoja”.

Por a bëhet sot muzikë e mirë?

Vedati pohoi se “nuk kam qenë ndonjëherë përfshirë në biseda të tilla. Me moral jemi mësuar, në çdo lloj gjëje bëjmë moral, asnjë nga ne ndoshta nuk i praktikon siç duhet. Sjellja çka ne ofrojmë çdo ditë, qoftë muzika tregojnë shumë, duhet të jemi të gjithë kontribues për një shoqëri të mirë e të denjë. Shpesh herë e mendoj që nuk është krenari shumë e madhe të jesh pjesë e këtij biznesi, më vjen keq ta them po nganjëherë sa më budalla të jesh, aq më shumë ecën”.

Këngëtari tregoi pak më shumë edhe për dy djemtë e tij, marrëdhënien që ka me bashkëshorten dhe nëse mund të zhvendosen në një lokacion tjetër.

“Kam gjithë mundësinë për tu përkushtuar ndaj tyre. Ndjehem vërtet plot, jam shumë i lumtur. Kam qenë natyrë që i kam dashur fëmijët gjithmonë”.

Ermali e pyet se herën e fundit kanë folur për një gocë, Vedati tha se ”vazhdon si dëshirë. Kemi dëshirë edhe një gocë por do Zoti”.

Ndërkohë shtoi se ndryshimi i lokacionit është në varësi të punëve, ndaj levizja mbetet gjithmonë opsionale.

 

të fundit

Visar Bekaj në “Arena e Yjeve” rrëfen debutimin në moshën 16-vjeçare dhe udhëtimin deri te Kombëtarja e Kosovës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i…

3 minutes ago

“Vdekje e SHBA-së”, mijëra iranianë i japin lamtumirën e fundit Ali Khameneit, në ceremoni bie në sy mungesa e djalit të ish-Liderit Suprem

Të shtunën, dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën në një kompleks të madh fetar në Teheran për ceremoninë publike të varrimit…

4 minutes ago

Dega e LDK-së në Austri i shkruan Abdixhikut: Kërkohen zgjedhje të brendshme dhe përgjegjësi për rezultatin

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të…

5 minutes ago

Bytyçi: Rama nën trysni nga protestat, situata i ka dalë jashtë kontrollit

Qytetarët shqiptarë po protestojnë prej më shumë se një muaji, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Profesori Enver Bytyçi,…

6 minutes ago

Diaspora i bashkohet Tiranës në ditën e 35-të të revoltës kundër Ramës

Diaspora ka mbërritur në Tiranë. Shqiptarë ka shtete të ndryshme të vendit, janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm…

9 minutes ago

U nis për të ndjekur Anglinë në Botëror, 65-vjeçari humbi kontaktet për 10 ditë dhe përfundoi në kërkim nga Interpoli

Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm për të ndjekur Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës, u…

15 minutes ago