shqiperi

Mazhoranca pranon 3 propozimet e Rithemelimit për amnistinë, Manja: U vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pasi grupi parlamentar i PD vendosi të mbështesë amnistinë.

Ai theksoi se do të marrë votat e të gjithë deputetëve në Kuvend, duke lënë të kuptohet se PS do të pranojë tre propozimet e vendosura nga Rithemelimi.

“Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.
Së fundmi nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit – kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë – Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë”, shkruan Manja.

Vetëm një ditë para seancës plenare, në të cilën pritet të futet për votim amnistia penale, Gazment Bardhi njoftoi votën pro të deputetëve të opozitës, duke çuar 3 amendamente për votim, mes të cilave falja e të gjithë protestuesve si dhe përjashtimi nga amnistia i zyrtarëve të lartë të dënuar nga SPAK.

‘1. Propozim që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.

2. Propozim për përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

3. Propozim për një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.’- njoftoi Rithemelimi.

Nga amnistia penale pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur.

Në seancën e nesërme, krahas amnistisë penale pritet të rivotohen edhe ligjet e anuluara të 7 marsit, ku votimi u bë pa kuorum.

të fundit

Fatal Incident at Pristina Construction Site, Pllana Provides Initial Details to “Bota sot”

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i një krani në një kantier ndërtimi…

1 hour ago

Konjufca’s Statement on Meetings With Opposition Raises Hopes of Breaking Deadlock; Analysts Point to Greater Political Will

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës, ndërsa të hënën…

1 hour ago

LDK Heads Toward Extraordinary Assembly Amid Hopes for Change and Risk of Tensions

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi është…

1 hour ago

Incident fatal në një kantier në Prishtinë, Pllana jep detajet e para për “Bota sot”

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i një krani në një kantier ndërtimi…

1 hour ago

Deklarata e Konjufcës për takimet me opozitën ngjall shpresa për zhbllokim; analistët flasin për vullnet të shtuar politik

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës, ndërsa të hënën…

1 hour ago

LDK-ja drejt Kuvendit të Jashtëzakonshëm, mes shpresave për ndryshim dhe rrezikut të tensioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi është…

1 hour ago