Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës.
Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar diten e sotme. Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish deputeti i PS, Fate Veliaj.
Caktimi i kandidatit për bashkinë e Vlorës u kthye në një kokëçarje për kryeministrin Rama për shkak të faktit se baza ishte për Flamur Mamajn ose Fate Velajn, kurse nga “lart” kishte marrë pëlqimin Ermal Dredha.
Ndryshe nga qytetet e tjera ku vullneti nga sipër nuk diskutohet nga baza, e cila ka prirjen të vihet rresht pas linjës së partisë, duket se situata ka dalë nga kontrolli në Vlorë duke bërë që të shkojë vetë Rama për të sheshuar debatet.
Jo më kot, Rama e nisi fjalimin e tij në kryesinë e PS-së së Vlorës duke fshikulluar deputetët, të cilët sipas tij kanë mbështetur kandidatë të caktuar.
Nisur nga situata e krijuar, Rama duket se nuk ka marrë përsipër të vendosë veton për kandidatin e Vlorës duke thirrur kryesinë që të votojë me votë të fshehtë nëse duan Ermal Dredhën apo Flamur Mamajn që t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit.
Tensionet
Emri i Ermal Dredhës është mbështetur nga deputetët e PS-së, të cilët kanë dashur vendosjen e tij në krye të bashkisë së Vlorës, ndërkohë që Flamur Mamaj ka rezistuar duke marrë pas vetes bazën. Situata u kthye në shumë shqetësuese në Vlorë për shkak të këtij rivaliteti duke rrezikuar që çarja të bëhej e madhe./Albeu.com/
Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati…
Ministria e Mbrojtjes bën një përditësim të situatës nga zjarret në vend, deri në orën 17:00, datë 15 Gusht, dhe…
Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti…
Në një intervistë për Fox News Radio, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i bindur se homologu rus Vladimir Putin…
Një 39-vjeçar shqiptar, është denoncuar nga oficerët e Stacionit të Policisë së Comisos për mbajtje të armëve jashtë banesës pa…
Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të…