Në emisionin “Aldo Morning Show” ka telefonuar një 83-vjeçar i cili ka treguar për jetën e tij personale se si u burgos si pasojë e spiunëve në kohën e komunizmit. Ylberi tregon se ka bërë burg 24 vite dhe një ndër arsyet ka qenë sepse ai shkruante poezi. Ai ka treguar se në atë kohë të tradhtonin dhe kushërinjtë dhe njerëzit e afërm dhe spiunonin.
Ylberi: Isha në internim së bashku me familjen në një fshat malor të Korçës.
None found
Aldo: Për çfarë u internove ti?
Ylberi: Aty shpërtheva dhe brengat e mia, emocionet, i ktheja në vargje dhe këto ia tregova një të internuari tjetër e më denoncuan sepse e kishin ndërgjegjen e pastër komuniste. Bëra 8 vite burg në Spaç, jam një nga ata pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit. Pasi u lirova më internuan prapë, bëra 14 vite të tjera familjarisht në Vithkuq. Hapa dosjen edhe veç të tjerëve më dalin nja 10-12 veta me pseudonime dhe mi dhanë këto vite dënim nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.
Aldo: Nga fisi, nga njerëzit e tu të kishin spiunuar apo vetëm shokët?
Ylberi: Shokët dhe kushërinjtë, njerëzit e afërt se unë nuk bisedoja me sekretarin e partisë.
Aldo: Edhe kushëriri?
Ylberi: Po edhe kushëriri.
Aldo: E tmerrshme.
Ylberi: Po spiuni nuk ka as karakter as din as iman. Ai njeh vetëm poshtërisë dhe paranë. Si përfundim unë pata gjithë jetën atë mbrojtjen dhe ombrellën e të madhin Zot dhe ka ku jam 83 vjet dhe fluturova tërë jetën me Shqiponjat.
Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtimin te Fiorentina, duke barazuar 2-2 në kuadër…
Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…
Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…
Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…
Një krijues në YouTube, i njohur si Vasiliy Builds, po ndërton një automjet të pazakontë, i cili synon të zhvillojë…
Ekziston një thënie e përhapur se, nëse gomat tuaja janë më të vjetra se pesë vite, duhet t'i ndërroni ato…