Deputeti i PD-së, Dash Sula, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se vendimet në të ashtuquajturën kryesi të PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj janë marrë nga ky i fundit dhe dy deputetë të tjerë, emrat e të cilëve ai nuk dëshiroi t’i bënte të ditur. Sula madje tha se, edhe pse grupi parlamentar dhe kryesia vendosën që të mos nxirrnin kandidat për Vaun e Dejës, ai u çua në mesnatë nga Alibeaj.
Sula: Në diskutimin dhe debatin që është bërë në grupin parlamentar, nga 20 e ca deputetë që kemi qenë aty, vetëm 2 kanë qenë pro nxjerrjes së kandidatëve në Tiranë, ndërsa të gjithë të tjerët kundër.
None found
Rakipi: Vetëm 2? Po ata qenkan të fuqishëm! Kush janë këta?
Sula: Tani, nuk thuhet.
Rakipi: Pra të gjithë kundër?
Sula: Jorida Tabaku, Gazment Bardhi..
Rakipi: Alibeaj dhe Basha?
Sula: Ta vazhdoj më tej. Ky vendim është marrë në kryesi, në të ashtuquajturën kryesi të PD-së.
Rakipi: Po kush ka qenë tjetër, se dy kanë qenë? Alibeaj njëri?
Sula: Jo përveç Alibeajt kanë qenë edhe dy të tjerë.
Rakipi: Po kush janë dy të tjerët?
Sula: Po nuk ia vlen, të lutem!
Në Vaun e Dejës grupi parlamentar ka qenë kundër për të patur kandidat, edhe kryesia ka qenë kundër, dhe çuditërisht ka shkuar kandidat në ora 23.55, vetëm me firmën e Alibeajt.
Përzgjedhësi i Egjiptit, Hossam Hassan, ka zbuluar më në fund arsyen pse bëri gjestin kontrovers me duart në formën e…
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio Serbiano, duket se po përjeton një periudhë më të qetë,…
Italia po përjeton kulmin e valës së tretë të të nxehtit, një situatë që ka shtyrë autoritetet të lëshojnë alarmin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Kosova po shqyrton mundësinë për t’u furnizuar me gaz të lëngëzuar nga Shtetet…
Gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të së mërkurës, ofensiva ruse në disa zona të Ukrainës rezultoi me të paktën…
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Kosova e ka shpallur person “non grata” ministren serbe për…