shqiperi

Kur drejtësia bëhet për tik tok

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi i sekuestrimit të disa  celularëve nga BKH, në Universitetin Bujqësor apo në Ministrinë e Infrastrukturës, lajmet e “videove” private pa asnjë interes për publikun, por edhe rrjedhja e lajmeve me “interes për publikun” ngrenë pikëpyetje mbi seriozitetin e punës së BKH dhe prokurorëve.

Të lidhura

None found

Duket se nuk është e tepërt t’i thuash një takëmi hetuesish dhe prokurorësh që nxjerrja e sekretit hetimor është kompromentim i hetimit dhe shkelje e ligjit.

Kur detaje të hetimit bëhen publike, personat nën hetim nuk janë budallenj dhe konkluzionet e “gjykatësve popullorë” në facebook dhe portale nuk janë prova për sallën e gjyqit.

Ka shumë pak gjasë që këto informacione t’i kenë bërë publik “viktimat”. Duket se ka një keqkuptim të madh ose hetuesit/prokurorët nuk kanë përvojë në hetim dhe duan të tregojnë se po punojnë ose i ka zënë virusi i spektaklit.

Publikimi me detaje i bisedave të “Metamorfozës” është tjetër rast kur “sekreti hetimor” nuk është në axhendë të hetuesve dhe prokurorëve. Rrjedhja e informacionit është bërë autostradë, por nuk ka asnjë hetim të regjistruar.

Përveç minimit të integritetit të hetimit dhe besimit të publikut në institucione, këto lajme nga dosjet e hetuesve dhe prokurorëve po kthehen në karburant për tituj që vetëm me të vërtetën nuk kanë lidhje.

Interesi publik ngatërrohet me “interesant për publikun” dhe dinjiteti i njeriut nëpërkëmbet me gjysëm të vërteta, thashetheme, përgojime dhe verdikti popullor vjen me shpejtësinë e vetëtimës.

Ëështë detyrë e gazetarëve të gërmojnë dhe të gjejnë materiale qoftë edhe ato që përbëjnë sekret hetimor, por është detyra e punonjësve të agjencive ligjzbatuese të ruajnë sekretin.

Nëse hetuesit dhe prokurorët mendojnë se me “rrjedhje informacioni” bëhen të famshëm, kanë zgjedhur profesionin e gabuar. Bota e spektaklit i ngjan tabelës së Mendelejevit, ka gjithmonë kuti bosh për elementë të rinj.

të fundit

Vora afron Leandro Frrokun, mesfushori i kombëtareve të moshave firmos në Superiore

Leandro FrrokuLeandro Frroku është futbollisti më i ri i Vorës [...]Read More...

8 minutes ago

Toshkovski: At border crossings, even during periods of heavy traffic, waiting times are not expected to exceed one hour

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli sot për pritjet në kufi dhe tha se po përgatiten që në…

10 minutes ago

Mungesa e institucioneve i kushton Kosovës mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova rrezikon të humbasë të paktën 40 milionë euro nga Plani i Rritjes, pasi nuk i ka përmbushur brenda afatit…

11 minutes ago

Trial in absentia postponed for 21 defendants accused of war crimes

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte…

11 minutes ago

Prosecution seeks pre-trial detention for two suspects in the killing of the imam in Zlipotok

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të…

11 minutes ago

Protesters place a symbolic “bust” of Rama in front of the Prime Minister’s Office: “We will bring you down like Enver Hoxha”

Në protestën e radhës të zhvilluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë, protestuesit sollën një “bust” simbolik me pankartë të kryeministrit…

12 minutes ago