Categories: shqiperisport

Kumbulla gati, drejt Anglisë për të luajtur në një nga tempujt e futbollit

Marash Kumbulla mund të ketë mundësinë që këtë të enjte të shkelë në fushën e lojës në një nga tempujt e futbollit botëror. Djaloshi shqiptar i cili vetëm një sezon më parë debutoi në futbollin profesionist, tashmë ka mundësinë që të luajë në gjysmëfinalen e një prej turneve më të rëndësishëm kontinental, ndaj një skuadre legjendare.

Kumbulla ka lënë pas dëmtimin që kishte pësuar dhe këtë fundjavë ishte në pankinë ndaj Kaljarit. Ndaj ai do të jetë i gatshëm që të luajë që nesër në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Europës, ku Roma e tij luan ndaj Mançester Junajtid. Trajneri Fonseka e ka përfshirë Kumbullën në listën e lojtarëve për këtë sfidë, me futbollistin që ka udhëtuar drejt Mançesterit ku nesër skuadra luan në legjendarin “Old Trafford”.

Sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar nuk mendohet se do të nisë ndeshjen nga fillimi, por mund të aktivizohet në pjesën e dytë të takimit, sidomos nëse Roma do të jetë në mbrojtje të një rezultati të favorshëm për të tentuar kualifikimin në sfidën e kthimit në shtëpi.

të fundit

Tarifat e Trump mund t’i kushtojnë Nike rreth 1 miliard dollarë këtë vit, kompania paralajmëron ndryshime strategjike në prodhim

Kompania amerikane Nike paralajmëron se tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump ndaj partnerëve kryesorë tregtarë mund të rrisin ndjeshëm…

1 hour ago

Lejuan transportin e paligjshëm të 410 bagëtive, në hetim katër veterinerë në Korçë e Sarandë

Katër veterinerë janë vënë në hetim nga Policia e Korçës pasi kanë lejuar transportimin e paligjshëm të 410 bagëtive të…

1 hour ago

Pas Miamit, Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me…

2 hours ago

VIDEO / Po festonte fitoren me nokaut – boksierin e zë rryma në litarët e ringut

Sportet luftarake na kanë prezantuar me shumë situata të pazakonta vitet e fundit, por ajo që ndodhi në Tajlandë vendosi…

2 hours ago

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Komisioni Evropian njoftoi gatishmërinë e tij për të transferuar 2 milionë predha artilerie në Ukrainë dhe për të siguruar 11…

2 hours ago

Alizoti: Unë kam bërë shumë gabime, ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve…

2 hours ago