Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë.
Në këtë takim, Krasniqi u prit nga Dr. Wolfgang Kreissig, Kryetar i Institutit, në përbërje të të cilit janë 14 autoritete rregullatore gjermane, të ndara sipas landeve, dhe z. Peter Matzneller, drejtues i Marrëdhënieve me Jashtë në Institut, njëherësh nënkryetar i bordit të ERGA-s.
None found
Zyrtarët diskutuan mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen autoritetet rregullatore në ditët e sotme si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbi të gjitha ndjekjes së praktikave më të mira në këtë drejtim.
Bashkëbiseduesit u ndalën te rëndësia që ka implemtimi i Direktivës 2018/1808 si një mjet i mirë për të rregulluar disa aspekte të rëndësishme të tregut mediatik.
Sipas Kreissig, Gjermania në cilësinë e vendit kontribues për përpilimin e kësaj Direktive, ka përfunduar implementimin e saj dhe është në fazën e diskutimit të çështjeve me të cilat tregu mediatik përballet për shkak të zhvillimeve të vrullshme teknologjike.
Krasniqi dhe Kreissig u ndalën dhe tek vëmendja që i duhet kushtuar edukimit mediatik përmes gjithëpërfshirjes së aktorëve përkatës në këtë fushë.
Në fund të këtij takimi, krerët e institucioneve u ndalën tek monitorimi i përmbajtjeve dhe rëndësia që ky proces të kryhet si një vlerë e shtuar në ofertën programore që i bëhet publikut.
Kreissig i’u përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar AMA-n dhe Shqipërinë në një moment të përshtatshëm për të dy palët./albeu.com
Pas Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen…
Shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes së rëndë të…
Pesë alpinistë kanë humbur jetën në malin Elbrus, maja më e lartë e Evropës, pasi u përfshinë nga një stuhi…
Zjarret masive vijojnë të përfshijnë Francën dhe Spanjën, duke detyruar qindra mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre. [...] Read…
Ish-shefi i ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, është shndërruar në sfidantin kryesor të Benjamin Netanyahut për zgjedhjet e përgjithshme që do…
Gazeta spanjolle “el correo” i ka kushtuar një artikull protestës kundër kryeministrit Edi Rama, e cila tashmë mbahet prej 58…