Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në një forum ndërkombëtar në Abu Dhabi kanë shkaktuar reagime dhe tensione në Greqi.
Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve.
Mitsotakis i ka cilësuar deklaratat e Ramës si “të papërshtatshme” dhe një “deklaratë të gjykuar gabimisht”, duke theksuar se ato nuk kontribuojnë në klimën e bashkëpunimit mes dy vendeve. Mitsotakis nënvizoi se kishte vënë re edhe një përpjekje të mëvonshme të Ramës për korrigjim, por pa i dhënë rëndësi të veçantë.
“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpesh herë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.
Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton…
Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të…
Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të takimit, njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive. Sipas…
Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i…
Nga 15 janari, Administrata Tatimore ka nisur kontrollet për verifikimin e deklarimit e deklarimit të pagava në sektorin e ndërtimit…
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies…