Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Rama, i cili mes shumë deklaratash që bëri kërkoi hetim për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se Rama e ka vendosur partinë e tij në pushtet, në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të mos dënojnë korrupsionin e grupit të tij.
None found
Ndër të tjera, ajo shkruan se një i pavarur i drejtësisë është jetik për të frenuar shpopullimin dhe nxitur integrimin evropian të Shqipërisë.
“Tik Tak ora jote po afron”, e përfundon postimin Kryemadhi.
“Në vitin 2016 miratuam me 140 vota dhe ndihmën e SHBA-BE një reformë në drejtësi që të hiqnim përfundimisht duart e politikës nga drejtësia.
Sot, kryeministri i vendit e ka vendosur partinë e tij në pushtet, në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të mos dënojnë korrupsionin e grupit të tij. Gjithçka e thënë me logon e partisë socialiste në sfond.
Moralisht e turpshme, ligjërisht e dënueshme!
Rama deklaron se ka udhëhequr Reformën në Drejtësi, por ajo nuk është si reforma në ujin e pijshëm që ai me Alqin e inceneratorëve e përdorën për të zhytur drejt falimentit bashkitë dhe duke rënduar familjet shqiptare përmes taksave të larta.
Reformën në Drejtësi e konceptuam dhe miratuam me 140 vota që të mos ishte Ramaforma e radhës. Sot shohim si Rama i ngërdheshet prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke i thënë se i ka ndihmuar të kalojnë vetingun, ndaj është herezi që sistemi i drejtësisë të hetojë kryekorruptuesin e sistemit dhe bandën e tij.
Një sistem i pavarur i drejtësisë është jetik për të frenuar shpopullimin dhe nxitur integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa synimet e kryeministrit janë krejt të ndryshme. Tik Tak ora jote po afron!”, shkruan Kryemadhi./albeu.com
Familja e Lionel Messit po përjeton një nga momentet më të vështira pas ndarjes nga jeta të Jorge Messit, babait…
Konflikti në Jemen po rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit rrezikon të zgjerohet në…
Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Autori Kristjan Sterjo, i cili u…
Kina Lindore është vënë në gatishmëri të lartë përpara mbërritjes së tajfunit “Dolphin”, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion të…
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në malin…
Një front i ri pasigurie po hapet për anijet tregtare në Detin e Zi, ndërsa Turqia po përpiqet të kufizojë…