Categories: sport

Zbulohen prapaskenat e luftës së Jorge Messit me problemet shëndetësore, Leo shqyrtoi largimin nga Botërori

Pas vdekjes së Jorge Messit, babait të yllit argjentinas, familja e Lionel Messit po kalon një prej periudhave më të rënda.

Të lidhura

None found

Humbja ka tronditur njerëzit më të afërt të futbollistit, ndërkohë që mediat në Argjentinë kanë zbuluar të dhëna të tjera rreth përballjes së gjatë të Jorge Messit me probleme serioze shëndetësore.

Raportimet bëjnë të ditur se shëndeti i tij u rëndua gjatë Botërorit dhe në periudhën pas tij, duke e vënë Lionel Messin para një zgjedhjeje tepër të vështirë. Kapiteni argjentinas, në një çast, kishte shqyrtuar mundësinë që të linte grumbullimin e përfaqësueses, të kthehej në Argjentinë dhe t’i qëndronte pranë të atit.

Gazeta argjentinase Ole raportoi se, në një fazë të turneut, Messi kishte menduar madje të ndahej nga skuadra për të shkuar të takonte babain e tij, Jorge.

Messi u nis për në Rosario pas finales me Spanjën, me qëllim që të kalonte kohë pranë të atit. Sipas raportimeve, prej afërsisht dy muajsh ai nuk kishte arritur ta takonte Jorge.

Nën dritën e këtyre rrethanave, disa prej çasteve të ngarkuara emocionalisht të Messit në Botëror shihen ndryshe. Lotët pas golit të tij të parë kundër Algjerisë u interpretuan si çlirim emocionesh, teksa jashtë fushës ai jetonte vazhdimisht me ankthin për gjendjen shëndetësore të babait.

Përpara se trajtimi dhe përkujdesja të vazhdonin në banesën e tij në Rosario, Jorge Messi përjetoi një periudhë të rëndë, gjatë së cilës qëndroi edhe në spital.

Bashkëshortja e tij, Celia, i qëndroi pranë, kurse fëmijët e tjerë të çiftit, Rodrigo, Matias dhe Maria Sol, shkonin rregullisht për ta vizituar.

Në jetën dhe karrierën e Lionel Messit, Jorge Messi zinte një vend ndër figurat më me peshë. Ai nuk ishte vetëm babai i njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë, por edhe një nga personat më të afërt e më të rëndësishëm gjatë udhëtimit personal dhe profesional të të birit.

Lionel Messi tani duhet të përballet me një prej dhimbjeve më të mëdha të jetës së tij, çka i jep një përmasë të re historisë së raportit mes tij dhe babait.

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

9 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

14 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

15 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

16 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

16 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

17 minutes ago