shqiperi

KPA shkarkon prokurorin Erjon Pano

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot (15 prill 2024)  shkarkimin nga detyra të prokurorit Erion Pano, i cili shërbente si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Të lidhura

None found

Pano u konfirmua në detyrë nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit më 24 nëntor 2022 por vendimi u ankimua nga Komisionerja Publike Irena Nino,duke i kërkuar KPA që ta ndryshojë këtë vendim me arsyetimin se Pano “nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë”.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në germën “b”, të pikës 1 të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 592, datë 24.11.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erion Pano’ thuhet në vendimin e KPA-së

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2005. Nga viti 2013 deri në 2018-ën ai ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtuesit në këtë prokurori dhe që prej vitit 2020 është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

të fundit

Përplasja Seul-Kiev për dy ushtarët koreano-veriorë, “The Guardian”: Transferimi i tyre shkaktoi krizë diplomatike

Koreja e Jugut dhe Ukraina janë përfshirë në një përplasje diplomatike pas publikimit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të informacionit…

9 seconds ago

E kuptova se isha futur në kurth”, gazetari amerikan i akuzuar për spiunazh tregon arrestimin në Rusi: Besoj se…

Gazetari amerikan Evan Gershkovich ka rrëfyer momentet e arrestimit të tij në Rusi, duke thënë se kuptoi shumë shpejt se…

32 seconds ago

Përplasje mes motoçikletës dhe një “Golf”-i në aksin Tetovë-Jazhincë, plagosen rëndë dy persona

Dy banorë të rajonit të Tetovës u lënduan rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën rajonale Jazhincë -…

8 minutes ago

Ish-lojtari i NBA-së J.R. Smith arrestohet në Teksas për dyshime për dhunë në familje

Ish-kampioni i NBA-së, J.R. Smith, është arrestuar të hënën, më 28 shtator, në Teksas, nën akuzën për dhunë në familje.…

19 minutes ago

Burnham propozon ndryshimin e skemës së pensioneve në Britani: Reforma nis në prill 2030

Andy Burnham ka thënë se qeveria do t’i japë fund sistemit aktual të pensioneve nga prilli i vitit 2030, me…

19 minutes ago

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi marrin titullin “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Bashkia e Tiranës e ka zyrtarizuar njoftimin që e bën pak ditë pas verdiktit të marr nga Dhomat e Specializuara…

20 minutes ago