Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve. Gjatë bisedës nuk përmendet emri i partisë për të cilën po diskutohet blerja e votave, por asokohe Kristo Agalliu, njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë.
None found
Sipas SPAK dhe GJKKO, ai i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.
Në shtator, SPAK dërgoi për gjykim dosjen e 2 të pandehurve të akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Video pretendohet se është filmuar në një lokal në zonën e Freskut në kryeqytet dhe personi në pamje është Agron Duro 61 vjeç banues në Tiranë. Në anën tjetër të telefonit, është Kristo Agalliu, 52 vjeç.
Në video dëgjohet Duro që i premton Kristo Agalliut se ka 4 vota, dhe bien dakord që të paguhen 10 mijë lekë për votën dhe 5 mijë për karburantin për rrugën që Agron Duro do me makinën e tij, do të bënte, ndoshta drejt Kuçovës, bashkë me 4 votuesit që pretendohet se do paguheshin.
“100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, thotë Duro.
Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka bërë një deklaratë të fortë për talentin e…
Kapiteni i Austrisë, David Alaba, ka deklaruar se skuadra e tij mund të shkaktojë befasi ndaj Spanjës në raundin e…
Thomas Tuchel po vazhdon të lërë gjurmë të forta në krye të Kombëtares së Anglisë, duke regjistruar një start mbresëlënës…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovina do të përballen sonte në kuadër të 1/16 së finales së…
Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas…
Leandro Trossard u përfshi në një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së Belgjikës ndaj Senegalit në…