shqiperi

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesat e PD, reagon Bardhi: Kuvendi, dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në Kryesinë e Kuvendit, ku për rreth një orë diskutoi mbi kërkesat e opozitës, ndërsa rrezoi dy kërkesat e saj.

Të premten deputetë të PD-së depozituan në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat mbi temën e inceneratorëve.

Të lidhura

None found

Ndërkohë dje kreu i grupit të PD-së, Gazmend Bardhi depozitimin nga ana e tij një kërkesë për zhvillimin e interpelancë urgjente me Ramën për çështjen inceneratorëve dhe sa i takon zhvillimeve nisur nga vendimi i Kuvendit për lejimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit.

Por pavarësisht kërkesave, maxhoranca ka vendosur që mos t’i marrë parasysh ato.

Pas vendimit të konferencës së kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar ku është shprehur se tashmë parlamenti është shndërruar në ‘dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit’ dhe se po financohet arratia e tyre dhe e Arben Ahmetajt.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin për shndërrimin e Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirin. Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, tha ai.

të fundit

Barcelona përgatit ofertën finale për Julian Alvarez, pas Botërorit pritet lëvizja ndaj Atletico Madridit

Barcelona po përgatitet të bëjë një tjetër ofensivë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, pasi synon ta transferojë atë…

30 minutes ago

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj kanë 7.5% të totalit

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5%…

31 minutes ago

41 Women in Kosovo’s New Assembly, Only 6 Seats Secured Through the Gender Quota

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, që përbëjnë 34 për qind të përbërjes…

34 minutes ago

GLPS accuses the KPK of denying access to the score sheets of candidates for Chief State Prosecutor

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) reagoi ndaj mohimit kësaj organizate të jetë qasje në fletëpoentimet e kandidatëve për…

34 minutes ago

African swine fever hits Serbia, culling of around 11,000 pigs begins in Vojvodina

Një vatër e re e ethes afrikane të derrave është konfirmuar nga autoritetet serbe në një fermë të madhe në…

34 minutes ago

Berisha: The government seeks to restrict freedom on the internet, we will request an investigative committee

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, duke akuzuar…

34 minutes ago