shqiperi

Komisioni ‘TIMS’, PS: S’mund të ketë vendime të njëanshme! Salianji: Është vërtetuar se ka pasur ndërhyrje në ‘TIMS’! Ju kërkoni të bllokoni hetimet

Ka nisur me debate Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. Deputeti socialiste Toni Gogu ka kërkuar që mbledhja e sotme të jetë vazhdimi i mbledhjes së kaluar.

“Nese ju doni te konsideroni votim ate qe ndodhi mbledhjen e kaluar nuk eshte as ne nderin personal as ne reputacionin e ketij komisioni. Cdo kerkese ka nevoje per vendim te ndermjetem”, deklaroi Gogu.

Të lidhura

None found

Ndërkohë kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se tashmë është e vërtetuar se ka ndërhyrje në sistemin TIMS.

Sipas tij  koleget socialiste nuk mund të ndryshojnë mendim për të zhbërë vendimmarrjen e mbledhjes së kaluar.

‘Tani është e vërtetuar ka ndërhyrje në sistemin TIMS, ai sistem përmban të dhëna sensitive, skeda kriminale, të dhëna biometrike, të dhëna policore dhe ndërhyn në privatësinë e qytetarëve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri Ne nuk mund të luajmë kungulleshka ku kolegë të mazhorancës vijnë dhe thonë unë kam ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i mëparshëm. Nuk mund të zhbëhet vendimmarrja e mbledhjes së kaluar.’- tha Salianji.

Debat vijoi me miratimin e shkresave për informacion, ndërmet deputetit Xhemal Qefalia dhe kryetarit të komisionit Ervin Salianji.

Qefalia: Ka edhe në radhët tuaja deputetë që duan që ky komision ta kryejë rolin që ka marrë. Habitem kryetar që ju ende nuk e kuptoni se seanca e kaluar ishte një dështim. E kemi të qartë që ju nuk jeni kryetar i komisionit vetëm për PD apo Rithemelimin por kryetar i komisionit hetimor ngritur me vendim parlamenti gjë që nuk po e zbatoni. Mos e prish mbledhjen e komisionit. Keni qenë kundra e zvarritet dhe dy javë dhe donin që ky komision të mësojë fatet e komisionit tjetër. Jemi të interesuar të nxjerrim përgjegjësinë institucionale. Ky komision nuk dërgon shkresat e ekspertëve. Nuk doni të ketë ecuri për këtë komision. Të ulemi të kryejmë të gjitha procedurat.

Salianji: Nuk e përcaktoni ju si e drejtoj mbledhjen. Ju thoni jam sekretar, dhe merr qëndrime se ça bëhet! Ju nuk doni të çoni shkresat për informacion dhe duam. Ju keni votuar kundër!. PS ka qëllim që me komisionet hetimore të bllokojë hetimet! Doni thellësisht që rast pas rasti të bllokoni punën e këtij institucioni. Ne i kemi përparime nuk i kemi siç i keni ju. Nëse doni ta bllokoni jeni të drejtën tuaj, por nëse do të bllokoni kërkesat për informacion do të shkoj në dyert e institucioneve të drejtësisë dhe mos bëjmë lojëra këtu. Po kërkohet të zbatohet ligji, janë kërkesa për informacion. Ju vini dhe bëni politike.

të fundit

Babain polic dhe nënën gazetare, kush është Klevi Metaj, studenti protestues që u përlesh sot i vetëm përballë gjashtë efektivëve

Klevi Metaj është 22-vjeçari që u kthye në një nga personazhet më të komentuar të protestës së zhvilluar sot në…

13 seconds ago

VIDEO/ Befasi të mëdha në Champions League, Bayern në disavantazh në Norvegji dhe Barcelona ndalet në Stamboll

Viking - Bayern MunichKanë përfunduar pjesët e para në 7 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, faza e grupeve…

6 minutes ago

Protesta në kryeqytet, Avokati i Popullit dërgon përfaqësues në Spitalin e Traumës

Një ekip i Avokatit të Popullit ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë për të takuar personat e lënduar…

12 minutes ago

Limani: 100 kuponë për mamografi falas do t’u shpërndahen grave dhe vajzave në Gostivar gjatë “Tetorit Rozë

Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kuponë për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për…

13 minutes ago

Edison Ndreca dënon dhunën ndaj studentëve: Arsimi dhe dinjiteti nuk zëvendësohen me shkopinj gome

sulmi fizik ndaj studentëve protestues Në lidhje me protestën e sotme në qytetin e Tiranës, ku janë evidentuar pamje të…

18 minutes ago

Pope Leo XIV successfully completes lung surgery

Ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri, së cilës iu nënshtrua Papa Leone XIV në spitalin Gemelli të Romës, ka përfunduar me sukses,…

28 minutes ago